Presidenti i vendit, Ilir Meta, ditën e sotme po pret në Presidencë krerët e partive politike, për tu dakordësua për një datë të përbashkët të zgjedhjeveparlamentare të 2021.
Në orën 09: 40 – Në presidencë mbërriti kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi. Më pas ishin edhe përfaqësuesi i PR-se, Arjan Madhi dhe kreu i Partise Demokristiane, Nard Ndoka.
Pas takimit, Shpëtim Idrizi, dha një prononcim për mediat ku u shpreh se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt pasi sipas tij vendi është në krizë totale. Ai është ndalur gjerësisht në shqetësimin kryesor që ka ndarë në këtë takim me presidentin, Meta, atë të kufirit detar me Greqinë, pas zhvillimeve të fundit, pas kërkësës greke për zgjerim me 12 milje.
Takimet e tjera
Ora 11:00 – Në selinë e presidencës është kërkuar të jetë kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, apo dhe personat e autorizuar prej tij.
Ora 12:00 – Vetëm një orë pas bisedës me mazhorancën, Meta ka ftuar në takim Lulzim Bashën apo dhe personat e autorizuar prej tij.
Ora 12:30 – Në presidencë është ftuar kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, apo dhe personat e autorizuar prej saj.
Ora 17:30 – Në presidencë është e ftuar Rudina Hajdari.
Dy datat e mundshme – Sipas ndryshimeve të reja, zgjedhjet zhvillohen në periudhën 15 prill – 15 maj, kjo për të mos ndikuar në sezonin turistik. Por, një tjetër periudhë mbetet dhe 15 tetor deri në 15 nëntor.
Deri më tani duket se palët kanë rënë dakord që votimet të mbahen në periudhën prill – maj. Sipas kodit zgjedhor data e zgjedhjeve duhet të shpallet 9 muaj para mbarimit të mandatit të kuvendit aktual.
Diskutime rreth kësaj post