• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Sot përballja Shqipëri-Kroaci: Si do të ndryshojë formacioni i kuqezinjve

19 June, 2024
në Sport
0
65
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pasditen e djeshme, Kombëtarja shqiptare, ka zbritur në fushë për herë të fundit në kuadër të ndeshjes së dytë kundër Kroacisë, që do të zhvillohet sot në orën 15:00, në stadiumin “Volfsparkstadion” të Hamburgut.

Grupi ka qenë i plotë dhe asnjë prej lojtarëve nuk ka shfaqur shqetësime fizike. Atmosfera te kuqezinjtë është pozitive, ndërsa dje skuadrës iu desh që të stërvitej në shi në stadiumin ku luan skuadra gjermane e St. Paulit.

UEFA kishte sinjalizuar FSHF-në, që stërvitja e fundit e ekipit nuk mund të kryehej në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja e sotme, pasi për shkak të rreshjeve të shiut, fusha mund të dëmtohej. Ky vendim i UEFA-s ishte sigurisht për të dyja skuadrat, pasi edhe Kroacia nuk mund të stërvitej në stadium.

Sulmuesi i krahut të majtë, Arbër Hoxha, pritet të jetë risia e formacionit të Shqipërisë në ndeshjen e sotme. Lojtari që aktivizohet me Dinamon e Zagrebit në Kroaci, ka fituar besimin e Silvinjos dhe gjasat janë që të marrë vendin e Taulant Seferit ose Jasir Asanit, gjithmonë me këtë të fundit duke parë edhe gjendjen fizike, pasi dëmtoi kaviljen kundër Italisë.

Gjithsesi, stafi mjekësor ka komnfirmuar se Jasiri do të jetë gati. Në majën e sulmit do t’i besohet Brojës, ndërsa në mesfushë nuk do të ketë ndryshime, me Ramadanin, Asllanin dhe Bajramin që rikonfirmohen. Në mbrojtje, një dilemë e vogël është tek Ajeti, ndërsa Ismajli është gati për ta zëvendësuar.

Megjithatë, kjo do të vendoset vetëm në orët e fundit. Sa u përket pozicioneve të tjera, në portë do të jetë sërish Strakosha, ndërsa në të djathtë, pavarësisht situatës së Hysajt, sërish shkodrani ka më shumë mundësi për ta nisur titullar.

Alternativë për krahun e djathtë është Ivan Balliu, i cili nuk u aktivizua kundër Italisë. Me Gjimshitin dhe Mitajn, kompletohet reparti i mbrojtjes.

Silvinjo punoi më shumë faktikisht në seancën e fundit, ndërsa iu kushtua rëndësi të madhe goditjeve standarde, që ishin një pikë e dobët me Italinë.

Stërvitjen e fundit e ndoqi me një kuriozitet të madh edhe vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili ishte i shoqëruar nga homologu i tij kosovar, Agim Ademi, si dhe zyrtarë të federatës.

Paraardhëse

I ati prej një viti në burg për blerje votash, i biri i Fredi Belerit kandidat për bashkinë e Himarës

Pasardhëse

A ka shanse Shqipëria për të fituar përballë Kroacisë? Meri Shehu bën parashikimin për Kombëtaren

Pasardhëse

A ka shanse Shqipëria për të fituar përballë Kroacisë? Meri Shehu bën parashikimin për Kombëtaren

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.