• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Sot në veting kreu i prokurorisë së Vlorës, ja pasuria e tij

21 January, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sot përballë komisionit të vetingut del prokurori Altin Binaj, i cili drejton Prokurorinë e Vlorës. Binaj e ka filluar karrierën në institucionin e Prokurorisë në Shqipëri në mesin e viteve ‘90. Ai ka mbajtur postin e zv.drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës si dhe ka drejtuar prokuroritë e Fierit dhe të Durrësit gjatë viteve 2008-2013.

Në vitin 2013, prokurori Altin Binaj u emërua në Prokurorinë e Përgjithshme, ku kryesoi drejtorinë e hetimit të korrupsionit. Prej vitit 2016, Binaj drejton Prokurorinë e Apelit të Vlorës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Skeda e pasurisë së kreut të Prokurorisë së Apelit Vlorë, Altin Binaj për vitet 2003-2017.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Altin Binaj zotëronte pasuri me vlerë 1.4 milionë lekë në vitin 2003, kur deklaroi pasurinë për herë të parë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI. Referuar deklaratës së tij të parë, familja Binaj zotëronte një apartament 2+1 në qytetin e Vlorës, një automjet, kursime në cash në vlerën e 1 milion lekëve si dhe një depozitë bankare prej 3 mijë dollarësh.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit Altin Binaj është rritur me 11 herë, duke kapur vlerën e 17.3 milionë lekëve. Pasuritë e paluajtshme përbëjnë zërin kryesor me vlerë 11 milionë lekë. Binaj zotëron edhe likujditete të akumuluara në cash prej 4.7 milionë lekësh, likuiditete në bankë prej 1.2 milionë lekësh si dhe automjet me vlerë rreth 325 mijë lekë.

Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit rezultoi pa probleme për prokurorin Binaj.

Megjithatë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” kursimet e konsiderueshme në cash të akumuluara ndër vite, të cilat e tejkalojnë kufirin ligjor prej 1.5 milionë lekësh.

Paraardhëse

Ulje temperaturash, ja se si parashikohet koha për ditën e sotme

Pasardhëse

Meta propozon këshilltarin e tij për në krye të KLSH

Pasardhëse

Meta propozon këshilltarin e tij për në krye të KLSH

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.