• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Sot Ilir Meta ngriti fenomenin e frikshëm”, deputeti i Kuvendit paralajmëron ndryshimin e madh: Ja çfarë do të ndodhë në pranverë në Shqipëri

14 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Me nisjen e vitit të ri shkollor, edhe urimi dhe mesazhet politike nuk kanë munguar. Më shumë se një urim për nxënësit dhe mësuesit me rastin e nisjes së vitit shkollor 2020-2021, deputeti i opozitës Lefter Maliqi, ka përcjellë një mesazh të fortë.

Deputeti u ka sqaruar nxënësve, se ata drejtohen nga një qeveri që nuk ka strategji për këtë situatë, dhe ministre që nuk e ka mendjen sepse këron të largohet nga vendit dhe posti.

Maliqi paralajmëron ndryshimin e madh dhe në pranverë. Ai nënkupton se Rama do të humbë pushtetin.

Maliqi shkruan:

“Të dashur nxënës!
Sot është një ditë e veçantë për ju, por kushtet në të cilat jetojmë, e bëjnë të pazakontë.
Përveç urimit, sot më e rëndësishme është këshilla që të respektoni çdo rregull, për të mbajtur larg virusit, veten, mësuesit dhe prindërit e gjyshërit kur të shkoni në shtëpi.
Fatkeqësisht, ne kemi një qeveri të paaftë, me në krye një akoma më të paaftë, ndaj dhe përgjegjësia u është lënë nxënësve, mësuesve e prindërve në këtë situatë të pazakontë.
Në vend që të hartonin një strategji e plan masash të mirëfilltë për nisjen e vitit të ri shkollor në kushte pandemie, kryeministri ynë i paaftë bashkë me një ministre kukull, që tani nuk e ka as mendjen se do ikë, nuk kanë bërë asgjë dhe ia kanë lënë fatit çdo skenar.
Kjo qeveri arrogante, ka hapur sot edhe dyert e shkollës ‘Jeroinim De Rada’, që një ditë më parë PD e denoncoi për shkak se është kthyer në vatër infeksioni, pasi të paktën 10 mësues janë infektuar me COVID-19.
Sa herë që opozita e bashkuar kërkonte llogari për planin e masave para nisjes së vitit të ri shkollor, qeveria e paaftë e Ramës përgjigjej me arrogancë se çdo gjë e kishte nën kontroll.
Si mund të ketë strategji e plan serioz masash, të pa shoqëruara me faturën financiare?!
Ato ishin vetëm fjalime propagandistike, që urojmë të mos nevojitet mbyllja e dytë e shkollave, për shkak të mendjeve boshe në pushtet që ia kanë lënë gjërat rastësisë.
Sot, presidenti ngriti edhe fenomenin e frikshëm të shpopullimit, që fatkeqësisht reflektohet te numri në rënie i nxënësve në shkolla.
Nxënësve i kërkohet mbajtja e maskës në shkollë, por pse kjo qeveri që e ka mendjen vetëm të pasurojë në marramendësi vetëm oligarkët dhe njerëzit e krimit, me të cilët bashkëpunon, nuk vepron si çdo vend tjetër?!
Jo më larg se vendet fqinje, edhe Kosova po të doni, kanë shpërndarë me qindra e mijëra maska falas, dhe jo vetëm, ndërsa qeveria jonë e marrë fund nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim.
Nxënës, mësues e prindër, bëni maksimumin sa mundeni, dhe ti lutemi Zotit të na mbajë larg skenarëve të frikshëm, sepse qeveri nuk kemi.
Por, fatmirësisht ka shpresë, sot më shumë se kurrë, sepse pranvera e çdo shqiptari, pas 8 vitesh, do të jetë sërish me ngjyra”, ka shkruar Maliqi.

Paraardhëse

Presidenti mbetet pa kompetenca, zbardhen emrat e deputetëve që do të kenë në dorë ‘fatin’ e Ilir Metës

Pasardhëse

“Tani mora njoftimin”, mesazhi i trishtë i Spartak Ngjelës për ish-deputetin

Pasardhëse

“Tani mora njoftimin”, mesazhi i trishtë i Spartak Ngjelës për ish-deputetin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.