• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Sot do të sjellim një tjetër provë!” Partia Demokratike me deklaratë të jashtëzakonshme, del me denoncimin e fortë

12 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
158
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Demokrati Belind Këlliçi ka dalë me një denoncim të fortë në emër të partisë Demokratike. Përmes një deklarate për mediat, Këlliçi ka denoncuar një tender të dhënë për firmën që sipas saj, është në pronësi të Agim Kajmakut, ish-kryebashkiakut të Vorës, i cili u shkarkua për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

“Të gjithë e mbani mend Agim Kajmakun. Të emëruarin nga Edi Rama në krye të Bashkisë së Vorës, që humbi mandatin sepse shkeli ligjin e dekriminalizimit dhe ndërsa ishte në arrati, midis viteve 2019 dhe 2020, fitonte miliona lekë tendera. Sot Agim Kajmaku vazhdon të shpërblehet nga Edi Rama. AME 2020 sh.p.k., në pronësi të Kajmakut, ka përfituar 2 tendera. Një nga nga OSHEE sh.a me objekt “Mirëmbajtje e ambienteve të brendshme dhe taracës për OSHEE Group sh.a dhe për Drejtorinë Rajonale Tiranë / OSSH sh.a”, me vlerë 61,136 euro. Oferta më e lartë! Dhe një tjetër nga Bashkia Fier me objekt “Blerje lule dekorative”, me vlerë 16,279 euro. Edhe ky tender me ofertën më të lartë!”, – tha deputeti i ri PD-së, Belind Këlliçi.

Deklarata e plotë:

“Ndoqëm përpjekjen e radhës të Edi Ramës për t’u hedhur hi syve qytetarëve shqiptarë, me propagandën e gënjeshtërt dhe hipokrite përballë të emëruarve të tij në pushtetin vendor.

Por tashmë shumica dërrmuese e qytetarëve e dinë mirë se ajo që Rama bën dhe ajo që Rama thotë, nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Sot Partia Demokratike do të sjellë një provë për të dëshmuar edhe një herë, se sevdaja e madhe e Ramës për antikorrupsionin është një lojë që konsumohet para kamerave, ndërsa kur ato shuhen vazhdon vjedhjen e taksave të shqiptarëve me bandën e tij të plaçkitësve.

Të gjithë e mbani mend Agim Kajmakun.

Të emëruarin nga Edi Rama në krye të Bashkisë së Vorës, që humbi mandatin sepse shkeli ligjin e dekriminalizimit dhe ndërsa ishte në arrati, midis viteve 2019 dhe 2020, fitonte miliona lekë tendera.

Sot Agim Kajmaku vazhdon të shpërblehet nga Edi Rama.

AME 2020 sh.p.k., në pronësi të Kajmakut, ka përfituar 2 tendera. Një nga nga OSHEE sh.a me objekt “Mirëmbajtje e ambienteve të brendshme dhe taracës për OSHEE Group sh.a dhe për Drejtorinë Rajonale Tiranë / OSSH sh.a”, me vlerë 61,136 euro. Oferta më e lartë!

Dhe një tjetër nga Bashkia Fier me objekt “Blerje lule dekorative”, me vlerë 16,279 euro. Edhe ky tender me ofertën më të lartë!

Ky pra është Edi Rama i vërtetë. Ai që para kamerave qan për taksat e qytetarëve, dhe pas kamerave i përdorë ato për të shpërblyer ata me të cilët ka kryer masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Korrupsioni dhe bashkëpunimi me krimin janë modeli me të cilin Edi Rama ka shkaktuar rrënimin e përditshëm të ekonomisë së çdo familje, duke nxitur largimin masiv e të rinjve shqiptarë.

Ndëshkimi i modelit të ndërtuar nga Edi Rama është e vetmja rrugë që Shqipëria të çlirohet nga korrupsioni dhe t’u kthehet sa më parë shqiptarëve.” – tha Këlliçi.

Paraardhëse

Ultimatumet e Ramës ndaj policisë së shtetit, analisti i njohur zbulon lëvizjen e radhës që do të bëjë kryeministri

Pasardhëse

Avionët luftarakë rusë kapën dy aeroplanë zbulimi amerikanë

Pasardhëse

Avionët luftarakë rusë kapën dy aeroplanë zbulimi amerikanë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.