• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Sot, dita kundër Saimir Tahirit

20 October, 2017
në Opinion
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Ylli Rakipi

Sot është dita kundër Saimir Tahirit.

Në Shqipëri, përveç ditëve, apo datave të djeshme përkujtimore, tani në kohët moderne, kemi edhe ditë me një shumëllojshmëri emërtimesh. Jo rrallë dëgjojmë shprehjet “Dita kundër Sidës”, “Dita pa makina”, “Dita kundër varfërisë”, deri edhe ditë maratonash të ndryshme nga ato që bën jo rrallë Erion Veliaj.

Duket si një vrapim i çmendur për t’i gjetur çdo dite të vitit, një emërtim. Sot përshembull, të gjithë shqiptarët përjetuan ditën kundër Saimir Tahirit.

“Sot është një ditë jo e lehtë për mua, në raport me veten dhe moralin tim, familjen time dhe mbi të gjitha tim bir”, – tha Saimir Tahiri, në daljen e tij publike përpara gazetarëve. Pra duket që edhe Tahiri përjetoi sot ditën kundër vetvetes.

“Nuk kërkoj mbrojtje as nga partia dhe as nga kryeministri”, tha jo pa cinizëm Saimir Tahiri, duke qenë i bindur, se kjo ishte vërtet dita kundër tij. Dhe sot në ditën kundër Tahirit u lëshuan, njerëzit më të rëndësishëm të këtij vendi.

Edi Rama ishte ndër të parët, në ditën kundër Saimir Tahirit. Dhe kjo është e kuptueshme, sepse ditën kundër Tahirit, e mendon si ditën kur mund të heq nga vetja të keqen e madhe dhe t’a hedhë atë mbi bashkëpunëtorin e vet të ngushtë.

Se afërmendsh, kush është ai shqiptar, që deri më sot ka menduar se kanabisin në Shqipëri e ka bërë Saimir Tahiri dhe jo Edi Rama?!

Sot në ditën kundër Tahirit, Edi Rama u përpoq të pastronte duart si Pons Pilati, duke thënë, “Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e toleruar, këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit, në vend të rrugës së Shqipërisë që duam”. Kështu tha Rama në reagimin e vet për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, duke harruar që disa muaj më parë, ai vetë, jo pa humor, pyeste fshatarët, “si jeni me kanabisin në fshatin tuaj?”

Sot në ditën kundër Saimir Tahirit, njeriu më dembel i politikës shqiptare, që nga shekulli i kaluar, Lulzim Basha, bëri dy konferenca shtypi, një në mëngjes dhe një në mbrëmje. Në një njoftim në Facebook, Lulzim Basha urdhëronte edhe Prokurorin e Përgjithshëm, që të mos e takonte të dyshuarin Saimir Tahiri, duke harruar që pak kohë më parë, me këta prokurorë, ai i shpëtoi burgut me procedurë.

Sot në ditën kundër Saimir Tahirit, Edi Rama, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe plot të tjerë, ishin në krye të sulmit kundër ish-ministrit të Brendshëm. Nuk marr përsipër ta sulmoj, ta hetoj dhe ta dënoj Saimir Tahirin. Aq më tepër nuk marr përsipër ta mbroj atë. Drejtësia duhet të flasë për Saimir Tahirin!

Por në ditën kundër tij, nuk mund të rri pa thënë, se të gjithë të përlyerit më të njohur të këtij vendi, me këtë sulm të madh, mendojnë se po pastrojnë diçka nga pisllëku i vet. E neveritshme!

Paraardhëse

Presidenti i Kinës shpalosi një vizion shqetësues për botën

Pasardhëse

Prokuroria: Hetimet për Tahirin nisën pas lajmeve në media

Pasardhëse

Prokuroria: Hetimet për Tahirin nisën pas lajmeve në media

Diskutime rreth kësaj post




Screenshot
Aktualitet

Lideri më i klikuar i vitit! Eksperti: Si renditen Rama dhe Berisha. Surpriza SPAK

Nga lajme10
31 December, 2025
0

Tomi Kallanxhi në një lidhje live në nje emision televiziv ka bërë një analizë të personazheve më të klikuar nga...

Rama: Do të prodhojmë dronë, mjete të blinduara e sisteme antidronë

30 December, 2025

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

23 December, 2025

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.