• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Sot dita e punëtorëve, qytetarët në Tiranë dalin në protestë

1 May, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
20
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Paraditen e sotme në Tiranë po mbahet një protestë me rasin e 1 Majit. Organizata të ndryshme të shoqërisë civile janë mbledhur tek pedonalja, ku i bëjnë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen për të ngritur zërin në lidhje me padrejtësisë që i bëhen në punë.

“Është një kërkesë e hershme për të drejtat në punë që vëmendje duhet të jetë në mënyrë të balancuar si për punësimin ashtu edhe për standardet e punës.

Fillimisht duhet të kthejmë vëmendjen, të bisedojmë dhe të flasim për të drejtat në punë dhe pastaj të implementojmë këto të drejta”, tha një prej përfaqësuesve të organizatave.

Në 1 maj punëtorët dhe sindikatat e tyre në çdo vend të botës, protestojnë për të kërkuar të drejtat dhe kushte më të mira pune. Por si mbeti 1 maji dita simbol e punëtorëve dhe me çfarë ngjarje lidhet ajo?

1 maji i parë lind në Paris në 1889-ën. Ideja u hodh gjatë Kongresit të Internacionales së dytë, të mbledhur në kryeqytetin francez. Objektivi i organizatës së krijuar nga hiri i organizatës së parë ishte ai i koordinimit të aktiviteteve të të gjitha partive kombëtare të lidhura me lëvizjen e punëtorëve. U vendos të realizohej një manifestim i madh për t’i kërkuar autoriteteve publike që të reduktonin ditën e punës në 8 orë.

«8 orë punë, 8 orë argëtim, dhe 8 orë për të fjetur». Ishte kjo moto e kijuar për herë të parë në Australi në vitin 1855 dhe që më pas u përdor nga pjesa më e madhe e lëvizjes së sindikatave në fillim të ‘900-ës. Një moto që i hapi rrugën kërkesave të tjera të përgjithshme dhe caktimit të një dite, pikërisht në 1 maj, ku të gjithë punëtorët mund të takoheshin për të mbrojtur autonominë e tyre.

Zgjedhja e kësaj date u bë si pasojë e incidenteve të rënda të ndodhura në ditët e para të majit të vitit 1886 në Chicago, që njihen si revolta e “Haymarket”. Në mes të ‘800-ës, punëtorët nuk kishin të drejta, punonin dhe 16 orë në ditë, në kushte shumë të këqija dhe shpesh humbnin jetën në vendet e punës. Në 1 maj të 1886-ës u mbajt një grevë e përgjithshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të reduktuar ditën e punës në 8 orë. Protesta zgjti tri ditë dhe kulmoi në 4 maj, me një masakër të vërtetë ku mbetën të vrarë 11 persona.

Iniciativa u kthye në një simbol të kërkesave të punëtorëve që në ato kohë luftonin për të pasur të drejta dhe kushte më të mira pune. Kështu pavarësisht reagimit negativ të shumë qeverive, në 1 maj të 1890-ës u regjistrua një pjesëmarrje shumë e lartë. Aktualisht kjo datë është festë kombëtare në shumë vende. Përveç se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku dita e punës festohet të hënën e parë të shtatorit. Festa e ka origjinën nga Kanadaja në kujtim të manifestimeve ku punëtorët kërkonin orar të reduktuar pune nën emrin e “Lëvizjes së nëntë orëve”.

Paraardhëse

Maestro u këndon zeshkaneve, publikon këngën e re

Pasardhëse

“Çfarë do bësh pas datës 6-maj?” Banorët bisedojnë me njëri tjetrin

Pasardhëse

“Çfarë do bësh pas datës 6-maj?” Banorët bisedojnë me njëri tjetrin

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.