• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Sot 109 vjet nga Krijimi i Forcave të Armatosura Shqiptare, Bujar Leskaj: Labëria i këndoi patriotit tetovar

4 December, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
50
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Bujar Leskaj në një postim më Facebook shkruan se sot është 109 vjetori i krijimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Postimi i plotë:

“Sot mbushen 109 vjet nga Krijimi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

4 dhjetori është një datë e rëndësishme në historinë e kombit tonë, sepse kremtohet krijimi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë nga qeveria e Ismail Qemal Vlorës në 1912, në të cilën ministër i Luftës u emërua patrioti i shquar nga Tetova, Mehmet Pashë Dërralla.

Gjenerali 69-vjeçar, Mehmet Pashë Dërralla zuri vend kryesor në qeverinë e Ismail Qemalit, e cila përbëhej nga 10 ministra, ndërkohë që raporti midis feve ishte 5 me 5.

Si firmëtar i Pavarësisë Mehmet Pashë Dërralla përfaqësonte shqiptarët e Tetovës e të Shkupit.

U lind më 1843, në Gradec të Tetovës.

Dërralla është regjistruar në memorien historike, si një ndër protagonistët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878 dhe do të kontribuonte në Lidhjen e Pejës, në 1899, si një nga drejtuesit kryesorë të qëndresës burrërore të shqiptarëve përballë sulmeve serbo-malazeze.

Ministri Mehmet Pashë Dërralla, shefi i Shtatmadhorisë Ali Shefqeti (Shkupi), së bashku me 15 oficerë holendezë formuan xhandarmërinë shqiptare e cila nën drejtimin e patriotëve Alem Mehmet Tragjasi, Ahmet Lepenica, Sali Vranishti dhe Hajredin Hekali, së bashku me patriotin Isa Boletini dhe luftëtarët nga Kosova e Labëria ishin mbrojtësit e parë të qeverisë së Vlorës dhe luftuan për mbrojtjen dhe zgjerimin e territoreve te saj.

Labëria i këndoi patriotit tetovar:

O, Mehmet pashë Dërralla,

Rritur me përshesh baruti,

Të kishte shku fjala dhe palla,

Lisi i tyre je te supi.

Ka 30 vite që kjo datë e rëndësishme ka zënë vendin që i takon në historinë e Shqipërisë, sikundër edhe të gjithë patriotët shqiptarë, të cilët u lanë në harresë nga historiografia komuniste.”-shkruan Leskaj.

Paraardhëse

Ja arsyet pse duhet të hani mandarina çdo ditë

Pasardhëse

2171 delegatë të PD publikojnë emrat për Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit

Pasardhëse

2171 delegatë të PD publikojnë emrat për Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.