• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Sonila Meço merr vendimin e papritur, njofton daljen në një ekran tjetër

17 August, 2021
në Rozë
0
155
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sonila Meço ka njoftuar largimin nga televizioni ‘RTV Ora’. Ajo shkruan se do të shfaqet në një ekran tjetër.

Reagimi

“Kur i hyn më së pari gazetarisë, jetës publike dhe medias nuk mendon me gjithsej, por përqendrohesh tek fakti se ke mjetin, vëmendjen dhe aftësinë të ndikosh.

Mandej do duhet të mësosh se t’i mbijetosh këtij profesioni për atë që e ke dashur qysh në krye do të thotë të rezistosh, duke e bërë atë që thua, tregon e pasqyron më të rëndësishme se imuniteti ndaj kritikës, presioni i numrave të audiencës, sulmi i pushteteve të çdo lloji, interesat financiare të momentit të pronarëve, hallet personale dhe grackat e influencës.

Në momentin që kupton këtë je gazetar i lirë, i lirë edhe për të ikur, për t’u rikthyer, për të zgjedhur ku të vijosh të tregosh histori, realitete, të analizosh e kontribuosh pa menduar logon. Sepse sot, në suferinën teknologjike, të gjithë mund të jenë potencialisht gazetarë.

Por në ndryshim nga fillesa, mjeti nuk është më vetëm televizioni, vëmendjen e merr edhe thjesht një vezë mbi tavolinë me 27 milion pëlqime, ndërsa ndikimi ende mbahet, ai është ende i mbrojtur nga raporti i drejtë dhe i vërtetë me publikun e publiken.

Ndaj sot, me gjithë mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e pronarit dhe drejtuesve për realizimin e Tempora-s në RTV Ora kam vendosur t’i jap fund prezencës sime në këtë logo televizive, ku kemi kaluar ditë të jashtëzakonshme e sfida të ethshme për të vijuar të bëj atë që kam bërë gjithmonë, gazetarí dhe media. Duke rezistuar në dëshirën për të bërë një punë të paqme e jo thjesht një punë.

Unë mbetem Sonila…siç kam dhënë prova vazhdimisht (edhe pse kam mësuar të jem ok edhe me ata/ato që kanë njohur a kanë dashur të shohin veç njërën anë të historisë në situatat kur shpesh më shumë se rrallë jam ndodhur jo për zgjedhjen time).

Dhe si Sonilë do t’ju drejtohem gjithmonë, pavarësisht logove televizive.

Shihemi së shpejti…”, ka shkruar ajo.

Paraardhëse

Merkel dënon Bjellorusinë për trajtimin e refugjatëve

Pasardhëse

Arbana Osmani konfirmon moderimin e ‘Big Brother Vip’, zbulon se kur do të nisë reality-show që gozhdoi shqiptarët pas ekrani

Pasardhëse

Arbana Osmani konfirmon moderimin e ‘Big Brother Vip’, zbulon se kur do të nisë reality-show që gozhdoi shqiptarët pas ekrani

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.