• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Sondazhi tronditës: 70 % e të rinjve shqiptarë kërkojnë të emigrojnë në një vend të BE-së

8 August, 2018
në Aktualitet
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, CRCA Shqipëri dhe ANYN bënë publike Indeksin Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, i cili përmban vlerësimin që organizatat e shoqërisë civile në vend i kanë bërë punës së Qeverisë dhe Bashkive për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë në Shqipëri.

Indeksi është pjesë e Raportit Kombëtar “Rinia në Shqipëri”, i cili do të bëhet publik në 12 Gusht 2018, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për të Rinjtë. Raporti, që u përgatit përgjatë një periudhe dy vjeçare me pjesmarrjen e mbi 15 organizatave të shoqërisë civile rinore, ngre shqetësimin se Plani Komëbtar i Veprimit për Rininë (2015-2020) ka mbetur thuajse tërësisht i pazbatuar dhe se Rinia nuk është një prioritet për Qeverinë dhe Bashkitë në Shqipëri.

Sipas Raportit, një ndër sfidat madhore të të rinjve në vendin tonë mbetet punësimi. Rreth 81% e organizatave Rinore deklarohen se nuk kanë mbështetjen e Qeverisë për promovimin dhe fuqizimin e programeve të nxitjes së punësimit të të rinjve. Të dhënat më të fundit nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) për vitin 2018, tregojnë se Shqipërinë zë vendin e parë në Europë për papunësinë e të rinjve.

Të dhënat e raporteve të organizatave ndërkombëtare, tregojnë se rreth 70% e të rinjve në Shqipëri kërkojnë të emigrojnë në një vend të BE-së! Të rinjtë, përballen me mungesa të mundësive, politikave sociale dhe ekonomike dhe mospërfillje të tyre nga institucionet vendimmarrëse për çështjet e punësimit dhe zhvillimit, që ndikojnë në jetën e tyre.

Pjësëmarrja e të rinjve në proceset vendimarrëse është shumë e ulët. Në bazë të Raportit të CRCA dhe ANYN, rreth 73% e të rinjve në vendin tonë, nuk gjejnë mbështetjen e Qeverisë në përfaqësimin e tyre në proceset vendimmarrëse dhe strukturat e qeverisjes vendore. Referuar këtij raporti të rinjtë, po përdoren vetëm si një sfond politik, nuk kanë pjesëmarrje efektive në politikë-bërje dhe vendimarrje në të gjitha nivelet e politikës si dhe kanë një mungesë të theksuar të mbështetjes së saj.

Deri në fund të vitit 2017, Qeveria nuk shpenzoi asnjë lek për zbatimin e Planit të Veprimit për Rininë. Edhe pse Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, ka ngritur zërin për këtë problem thelbësor, Kuvendi i Shqipërisë dhe Qeveria pranuan të caktonin vetëm 0.01% të buxhetit të shtetit për të rinjtë, për rreth 35% të popullsisë në Shqipëri. Me përjashtim të Tiranës, Bashkitë e tjera në vend nuk kanë asnjë zë buxhetor specific për të rinjtë.

Mbi 80% e të rinjve në mbarë vendin pohojnë se ka një mungesë të theksuar të shërbimeve miqësore dhe cilësore për ta. Këshillimi dhe ndihma psiko-sociale falas për gjimnazistët dhe studentët nuk ofrohet në asnjë qytet të Shqipërisë, ndërsa ky shërbim duhet ofruar në Qendrat Komunitare ose Rinore të Bashkive, shkruan Monitor.

Një ndër shërbimet më të kërkuara nga të rinjtë është edhe Karta e Rinore. Në Qershor 2018, Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri protestoi para Ministrisë përkatëse për këtë çështje. Ndonëse ky premtim është sanksionuar si në Planin Kombëtar të Veprimit për të Rinjtë në Shqipëri 2015-2020 ashtu dhe në nenin 100 të Ligjit të Arsimit të Lartë, ai mbetet ende i parealizuar, përfundon njoftimi.

Paraardhëse

U arrestua për trafik droge, këngëtari i njohur shqiptar rrëfen tmerrin që përjetoi në qeli

Pasardhëse

Deklarata e bujshme e Valon Behramit pas përjashtimit nga skuadra e Zvicrës: Shqiponja na ndau

Pasardhëse

Deklarata e bujshme e Valon Behramit pas përjashtimit nga skuadra e Zvicrës: Shqiponja na ndau

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.