• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Sondazhi! Surpriza në qarkun e Shkodrës, LSI humb mandatin, ja çfarë parashikohet për Tom Doshin, PS-në dhe PD-në

20 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
22.2k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një sondazh rajonal i Center for Politics and Polling që ka fotografuar gjendjen elekorale në qarqet e Shkodrës dhe të Lezhës një javë para ditës së zgjedhjeve, sjell surpriza, të paktën për Shkodrën ku përplasja është më e madhe.

Kështu, Tom Doshi dhe partia e tj Socialdemokrate e ruan mandatin e marrë në vitin 2017, pavarësisht presionit të madh të ushtruar nga Ambasada amerikane. E reja e sonadzhit të CPP është Bidja Demokratike e Astrit Patozit, e cila kuotohet në 4-7 përqind të votës totale duke i bërë të mundur kandidatit Tonin Uldedaj të jetë në Kuvendin e Shqipërisë.

Një rritje të lehtë në raport me 2017 shënon Partia Demokratike, ndërkohë që PS mbetet në të njëjtat kuota. Duke u bazuar në sondazhdin e Center for Politics and Polling, Bindja dhe PSD sjellin nga një deputet në Kuvedin e ri, ndërkohë që Partia Demokratike dhe ajo Socialiste fitojnë respektivisht 5 dhe 4 mandate, pa ndryshuar gjë në raport me zgjedhjet 2017.

‘E humbura’ sipas këtij sondazhi me sa duket është Lëvizja Socialiste për Integrim e cila humbet deputetin në Shkodër. Kjo ulje e kuotave të saj mund të lidhet edhe me vrasjen para disa ditësh të Bardhok Pllanajt i cili ishte një mbështetës i fuqishëm i kësaj force në Shkodër.

Partia e Kryemadhit sipas sondazhit të CPP e ruan mandatin në Lezhë, ndërkohë që PD dhe PS mbajnë të njëjtat pozicione si në vitin 2017.

Center for Politics and Polling, sqaron se marzhi i gabimit të këtij sondazhi është 3 përqind dhe kampioni i sonduar është 1250 vetë, duke targetuar zona, gjini, mosha dhe prirje politike dhe fetare sa më përfaqësuese, bazuar në traditën më të mirë të kampionimit dhe metodologjinë e sondazheve të Këshillit të Europës.

Center for Politics and Polling është kompani franceze konsultimi, marketingu dhe komunikimi publik me degë në Hungari, Maltë dhe Luksemburg.

Sondazhi në Shqipëri është bërë për qëllime tregtare të një kompanie të huaj dhe sonda për zgjedhjet është vetëm pjesë e një pyetësori më të gjerë.

Paraardhëse

“O xhaxha sa trima keni qenë ju?!” Pandeli Majko kujton bisedën emocionuese dhe jep mesazhin e prerë

Pasardhëse

‘Ça është mo, do t’ju kap me dru e t’ju nxjerr përjashta!’, shikoni momentin epik nga përballja e Ylli Rakipit me Bashën mbrëmjen e djeshme (VIDEO)

Pasardhëse

‘Ça është mo, do t’ju kap me dru e t’ju nxjerr përjashta!’, shikoni momentin epik nga përballja e Ylli Rakipit me Bashën mbrëmjen e djeshme (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.