• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Sondazhi, nga Rama, Berisha dhe Meta, kush është lideri “i dashur” dhe më pak i preferuar i shqiptarëve

8 October, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
292
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shqiptarët sot nuk pëlqejnë asnjë nga figurat politike në vendin tonë, ku të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, 56% e tyre kanë shprehur mendim negativ për Kryeministrin Edi Rama, ndërsa 40.6% kanë qasje pozitive ndaj figurës së tij.

Qasja negative rritet më shumë kur flasim për opozitën, ku për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën, 71.5% e shqiptarëve kanë mendim negativ.

Ndërsa vetëm 26.2% e të targetuarve kanë mendim pozitiv.

Figura më pak e pëlqyer është kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ku 90.7% e të targetuarve e kanë vlerësuar negativisht.

Ndërsa vetëm 6.7% e tyre kanë shprehur vlerësim pozitiv.

Jashtë kësaj liste nuk është as ish-kreu i PD, Lulzim Basha, të cilin 83.5% e të pyeturve e kanë vlerësuar negativishë, ndërsa vetëm 14% e kanë vlerësuar pozitivisht.

Basha pasohet nga deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, i cili për pak kohë mbajti drejtimin e PD, ku për të, 73.6% e të targetuarve kanë mendim negativ dhe vetëm 17.7% e tyre kanë mendim pozitiv.

Qasjen më negative në rradhët e qeverisjes në krahasim me kryeministrin, e ka kryetari i Bashkisë Tiranë.

Erion Veliaj është vlerësuar negativisht nga 60.4% e të pyeturve dhe 33.9% e tyre e kanë vlerësuar pozitivisht.

Presidenti i vendit, Bajram Begaj nuk ka marrë shifrën më ta lartë as negative e as pozitive, pasi 39.7% e të targetuarve nuk kanë një mendim të qartë për figurën e tij.

Ndersa 34.6% e kanë vlerësuar negativisht dhe 25.7% e kanë cilësuar si pozitiv presidentin e ri.

Matur në 1 vit e gjysmë, kryeministri ka shënuar këtë shtator pëlqyeshmërinë më të ulët me 40.6% dhe muaj i tij më i artë, ka qenë qeshori i vitit 2021 me 52.4%.

Ndërsa për liderin e PD, Sali Berisha, muaji më i keq është janari i 2022 me 21.2%, ndërsa muaji më i mirë ka qenë qeshori i po këtij viti me 28.5%.

Një ndryshim drastik ka pësuar figura e ish-kreut të PD, Lulzim Basha, i cili në prill të 2021 kishte 45.4% të pëlqyeshmërisë, ndërsa vlerën më të ulët e ka shënuar në qershor të 2022 me 8.2%.

Vlerësimi aktual për qeverinë është 45.8% negativ dhe 24.4% e të pyeturve mendojnë pozitivisht.

Por vlerësim edhe më negativ nga të pyeturit, ka marrë opozita, PD dhe PL, ku 66.3% e tyre e kanë vlerësuar si të keqe, ndërsa vetëm 8.3% e kanë vlerësuar si të mirë.

Gjetjet janë të Barometrit të Euronews Albania, realizuar në periudhën 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

Paraardhëse

Rritja e çmimit të naftës, Tedi Blushi krahason shifrat me pesë shtete të Europës: Kjo është zhvatje

Pasardhëse

Zgjedhjet lokale, flet Plarent Ndreca: Me Erion Veliajn jemi të sigurtë, me kandidatët e tjerë PS do të riskonte

Pasardhëse

Zgjedhjet lokale, flet Plarent Ndreca: Me Erion Veliajn jemi të sigurtë, me kandidatët e tjerë PS do të riskonte

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.