• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

SONDAZH / Sa jeni të kënaqur me qeverinë Rama dhe me opozitën ?

22 April, 2016
në Politikë
0
Sa jeni të kënaqur
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

[poll id=”4″]

[poll id=”5″]

Një sondazh i Institutit Demokratik Amerikan tregon që shumica e shqiptarëve i japin një notë ngelëse qeverisë te drejtuar nga kryeministri Edi Rama dhe opozitës të udhëhequr nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Sipas sondazhit i cili u publikua të premten 59 % e shqiptarë janë të pakënaqur me punën aktuale të qeverisë dhe 69.3 % janë të pakënaqur me punën aktuale të opozitës.

Vetëm 25.4 % të pjesëmarrësve në sondazh shprehen të kënaqur me punën akutale të qeverisë dhe 13.8 % me atë të opozitës, ndorkohë që pjesa tjetër e të intervistuarve japin një përgjigje asnjanëse.

Sondazhi është ndërmarrë si pjesë e studimit Analiza e Angazhimit Politik, i cili është një studim bazë që realizohet për herë të parë në Shqipëri, i modeluar nga seritë e raporteve të Analizës Politike të Shoqërisë Hansard në Britaninë e Madhe

Ky studim u realizua nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) me mbështetjen e Institutit Demokratik Amerikan (NDI).

Sipas IDM, studimi ka për qëllim të masë “pulsin e angazhimit politik” të pjesëmarrësve në studim dhe ofron një bazë të dhënash unike në Shqipëri në lidhje me politikën dhe angazhimin e qytetarëve në proceset politike.

“Studimi synon të eksplorojë qëndrimet publike ndaj një sërë treguesish të angazhimit politik që evidentojnë njohuritë dhe interesin e pjesëmarrësve për sistemin politik; nivelin e veprimit publik dhe të pjesëmarrjes në procese politike; kuptimin e efikasitetit dhe kënaqësisë nga institucionet dhe proceset politike,” tha IDM nëpërmjet një njoftimi për shtyp mbi gjetjet etj.

“Përveç treguesve bazë të angazhimit politik të grupuar rreth kategorive të njohurive dhe interesit, pjesëmarrjes dhe efikasitetit si dhe të kënaqësisë, ky studim ka edhe një seksion shtesë që lidhet me perceptimet për Parlamentin dhe përfaqësuesit e zgjedhur, duke qenë se një organ  ligjvënës efikas dhe i aftë përbën themelin e qeverisjes demokratike,” shtoi IDM.

Përveç pakënaqësisë së shprehur për punën aktuale të qeverisë dhe opozitës, sondazhi tregon gjithashtu që 57.5 % e të anketuarve janë të pakënaqur me punën aktuale të kuvendit.

Shumica e pjesëmarrësve raportojnë se nuk janë anëtarë të ndonjë partie politike (75.4%) dhe 2 nga 3 pjesëmarrësit raportojnë se nuk janë mbështetës të asnjë partie politike.

Megjithëse nuk janë të anëtarësuar në parti politike shumica e shqiptarëve besojnë akoma te institucioni i zgjedhjeve. Nëse zgjedhjet do të mbaheshin javën që u administrua pyetësori, 1 nga 2 pjesëmarrësit raporton se do të votonte ndërsa vetëm 22.6% ka deklaruar se nuk do të votonin.

Edhe pse nuk janë të kënaqur më punën aktuale të parlamentit shumica e pjesëmarrësve mendojnë se parlamenti shqiptar është thelbësor për demokracinë tonë (53.2%).

Ndërsa në lidhje me përbërjen e parlamentit shqiptar: thuajse 2 nga 3 pjesëmarrësit mendojnë se parlamenti nuk përbehet nga përfaqësues të respektuar të shoqërisë që punojnë në mënyrë etike (65.4%) ose që ka një përfaqësim të drejtë të të gjitha grupeve të shoqërisë (thuajse 60%). Gjysma e pjesëmarrësve  në sondazh (53%) gjithashtu shprehet se parlamenti shqiptar nuk është transparent në mënyrën si funksionon./BIRN

Sondazhi-besimi-te-qeveria

Paraardhëse

Horoskopi ditor, e shtunë, 23 prill 2016

Pasardhëse

Sfidat e Kuvendit të Bujanocit

Pasardhëse
Sfidat e Kuvendit

Sfidat e Kuvendit të Bujanocit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.