• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Socialistët e Tiranës ndezin motorët! Veliaj merr vendime të rëndësishme, lëviz 20 drejtues, u kërkon të fokusohen në fushatë

21 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Socialistët e Tiranës kanë ndezur motorët për t’i siguruar mandatin e tretë qeverisës Partisë Socialiste në krye të punëve të Shqipërisë. Burime nga Bashkia e Tiranës shprehen se kryebashkiaku Veliaj ka marrë vendimin për të rifreskuar disa nga drejtoritë e rëndësishme, me qëllim që ish drejtorët të angazhohen me kohë të plotë në fushatën zgjedhore, që duket se ka nisur që tani.

Kjo lëvizje e Erion Veliajt, i cili është edhe drejtuesi politik i PS për Tiranën, lidhet me përpjekjet për të maksimalizuar rezultatin në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Mësohet se Veliaj i ka takuar personalisht ish drejtuesit dhe u ka kërkuar atyre të fokusohen për një fitore bindëse të PS.

Konkretisht, një nga lëvizjet më të rëndësishme në strukturat e bashkisë është Drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla, i cili do t’ia lërë vendin Elton Kacidhes. Ky i fundit ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik. Ndërkohë, që në vendin e Kacidhes është emëruar Erind Bejko, i cili ia ka lënë detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Bashkëpronësisë, Aurel Çukos. Ish drejtori i UKT-së, Redi Molla, do të ndjekë procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Rifreskimi i strukturave në Bashkinë e Tiranës ka përfshirë edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Urbanistikës, e cila do të drejtohet nga Frida Pashako. Ndërsa, Ilda Qazimllari është emëruar në krye të Drejtorisë së Investimeve Publike, duke zëvendësuar ish drejtorin Rigels Balla. Ndryshime ka edhe në Drejtorinë e Shërbimeve Funerale, ku ish drejtuesi Adi Boletini mësohet se është zëvendësuar nga Arjan Manahasa.

Drejtorinë e Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore do ta drejtojë Dhimitraq Furrxhi, që zëvendëson Besim Petrelën. Në fushën e kulturës, duket se ka një rifeskim edhe të drejtuesit të qendrës TEN, ku është emëruar Vitmar Basha. Ndërsa, në krye të shtëpisë muze “Studio Kadare” ka kaluar Brisi Trajko.

Lista vijon edhe me emra të tjerë, të drejtorive më të vogla në strukturën e Bashkisë së Tiranës, ish drejtuesit e të cilave nga sot kanë zbritur në terren për t’u përgatitur për fushatën zgjedhore.

Spiro Koleka – Drejtor i Klubit Sportiv Tirana – ne vend te tij vjen Debora Keçi. Valter Gjoni – Drejtor i Protokollit dhe Ceremonialit Zyrtar – ne vend te tij Fiona Hasani Esmeralda Byberi – emerohet ne Drejtorine e Zones se Lire Ekonomike, Investimeve te Huaja dhe Diaspores Rezart Cenaj – Drejtor i Qendres Sociale Multidisiplinare, ne vend te tij eshte emeruar Marilda Zizolli Epidamn Zeqo – Drejtor i Planifikimit Strategjik dhe Jetesimit te Prioriteteve, ne vend te tij Emilda Prifti Klodiana Bici – emerohet ne drejtorine e Objekteve ne Bashkepronesi Faola Hodaj – emerohet ne drejtorine e Inovacionit

Paraardhëse

Çfarë ndodhi me të vërtetë natën kur u fundos Titaniku? Hulumtimi më i ri hedh dritë mbi misterin

Pasardhëse

Almeda Abazi tregon gjithë arsyet pse Tolgahan nuk është xheloz për të

Pasardhëse

Almeda Abazi tregon gjithë arsyet pse Tolgahan nuk është xheloz për të

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.