• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Skenari rezervë i Gjykatës Kushtetuese për “Vetting”-un

7 December, 2016
në Opinion
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

Gjykata Kushtetuese do të vihet në provë këtë javë, nëse kërkesën e saj për t’u konsultuar me Komisionin e Venecias, e ka pasur për të fituar kohë Partia Demokratike në axhendën e saj politike kundër ligjit të verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, apo nevojë të saj profesionale. Siç u bë e ditur, Komisioni i Venecias ka përfunduar rekomandimin e tij dhe ka propozuar me një gjuhë direkte, që ligji të konsiderohet në përputhje me Kushtetutën. Ambasadori i SHBA, Donald Lu, citoi në mënyrë ironike Berishën, duke i kujtuar atij, se ai ka qenë promotor i mbështetjes tek Komisioni i Venecias, sa herë ka diskutuar për ndryshimet kushtetuese. E gjitha kjo, për shkak të dyshimeve që ekzistojnë, se Gjykata Kushtetuese ka çuar në mënyrë të panevojshme ligjin në Komisionin e Venecias dhe se ka tendencën të shqyrtojë atë vetë, edhe pas përgjigjes pozitive nga “Venecia”, duke ndryshuar disa nene që dëmtojnë realisht fuqinë e ligjit.

Përfaqësuesi jurdik i PD, Oerd Bylykbashi, tha në konferencën për shtyp, se ato që ka kërkuar PD, dhe ato që i ka kërkuar Komisionit të Venecias, Gjykata Kushtetuese, janë gjëra të ndryshme, duke lënë të hapur rrugën e vazhdimit të gjykimit të kërkesave të PD nga Gjykata Kushtetuese.

Pra skenari është, që i gjithë ky debat një mujor për mendimin e Komisionit të Venecias, të shkojë kot, meqë ishte përgjigje pozitive dhe tani Gjykata të fillojë të shqyrtojë kërkesat e PD, për të cilat, sipas Bylykbashit, nuk ka pyetur Komisionin e Venecias. Biles sipas tij, edhe vlerësimi pozitiv nga Venecia, nuk është një vendim që vulos kushtetueshmërinë e këtij ligji.

Është kjo arsyeja që këtë javë, Gjykata Kushtetuese do të vihet në provë për të dëshmuar nëse ishte pjesë e skenarit të PD për të vonuar ligjin dhe për të dëmtuar negociatat me Bashkimin Europian, apo ka pasur vërtet nevojë për konsulencë.

Nëse Gjykata Kushtetuese nuk mblidhet menjëherë dhe ta konsiderojë ligjin normal, pas vendimit të “Venecias”, ajo zyrtarisht do të pozicionohet jo më si gjykatë, por si Departamenti Juridik i PD dhe duhet të përballet jo vetëm me përgjegjësinë morale për dëmin që i bëri Shqipërisë, por dhe atë personale.

Skenari që Gjykata tani të fillojë të shqyrtojë ligjin sikur nuk ka ndodhur asgjë në “Venecia”, do të jetë fundi moral dhe juridik i atij institucioni, i cili është në konflikt të hapur interesi me këtë ligj, që prek dhe shumë prej anëtarëve të asaj trupe gjykuese.

Sidoqoftë tani të gjitha opsionet janë të hapura. Ambasadori i SHBA paralajmëroi me gjuhë diplomatike Berishën, të mos luajë më me këtë ligj, duke i përmendur referencat e tij të mëparshme tek Komisioni i Venecias. Kryeministri Rama ka paralajmëruar Gjykatën Kushtetuese të mos prekë ligjin, por të zhbllokojë statusin e ngrirë të Shqipërisë në hapjen e negociatave, për shkak të këtij ligji. Tani pritet të flasë Gjykata, e cila do të flasë, ose siç flasin juristët e Komisionit të Vencias, ose siç flet Bylyk-Basha.

Paraardhëse

FOTOT/ Kur Minsitri i LSI-së bëhet i neveritshëm dhe… veteriner

Pasardhëse

Haki Çako takon shefin e CIA-s John Brennan

Pasardhëse

Haki Çako takon shefin e CIA-s John Brennan

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.