• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Skenarët e largimit të Saimir Tahirit

11 March, 2017
në Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shkarkimi i Saimir Tahirit nga posti i Ministrit të Brendshëm, lajm i cili ende nuk konfirmohet zyrtarisht ka sjellë reagime të shumta. Por motivet e kësaj lëvizjeje kanë ngritur një sërë pikëpyetjesh. A ishte lëvizje për të kënaqur Ilir Metën i cili prej kohësh ka kërkuar largimin e Tahirit, apo ishte për t’i dhënë fund alibive të opozitës për pretendimet e saj?

Analistët kanë ngritur disa teza në lidhje me këtë lëvizje. Fatos Lubonja deklaroi se kjo lëvizje tregon se Rama e ka ende situatën nën kontroll.

“Nuk janë shkarkime për punë të keqe, por janë për të hequr një alibi. Opozita kërkonte shkarkimin e këtyre ministrave se këta janë rrezik, sepse Tahiri akuzohet se ka pasur kontrollin e grupeve kriminale. Vendimi i sotëm është rezultat i presionit që bëhet nga opozita. Kjo që bëri Rama nuk do të ndodhte nëse opozita s’do protestonte, por nga ana tjetër mund të jetë dhe truk siç tha Basha. Por nëse hiqet Tahiri, pasi siç thuhet se ka lidhjet me krimin, është një gjë, por gjë tjetër është nëse hiqet për t’i dhënë garanci opozitës se do kemi një ministër që do pastrojë lidhjet e policisë me krimin. Unë mendoj se Basha ka të drejtë kur thotë se ky shkarkim ngjan me një truk”, deklaroi Lubonja.

Ndërkohë Blendi Fevziu e shikon largimin e Tahiri më tepër si një lëvizje për të kënaqur Ilir Metën, që prej kohësh ka kërkuar shkarkimin e Tahirit. Fevziu thekson se vendimi i largimit te Tahirit “nuk ka lidhje me bilancin si Ministër”.

“Po përse Rama ka vendosur të sakrifikojë Tahirin? Tahiri ka qenë objekt shkëmbimi për koalicionin e ardhshëm. Ai ka qene ne qendër të sulmeve të Ilir Metës dhe me gjase, Meta është një nga shkaqet e largimit të tij. I trembur nga protesta dhe nga afria e Metës me të. Nën presionin qe asnjanësia e Metës mund ta stimulonte  protestën, me gjase Rama ka vendosur të sakrifikojë Tahirin qe Meta të deklarohet që tani për koalicionin. Me këtë veprim Rama mendon se do dekurajojë PD dhe protestën e saj. Gjëja e tretë qe të vjen nder mend është presioni i mundshëm ndërkombëtar për te gjetur gjuhën me protestën e PD. Burime të sigurta kanë thënë për opinion.al se sinjale shumë të shqetësuara nga Brukseli janë nisur dje në adresë të Metës lidhur me qeverinë. Në këtë rast, për te shpëtuar veten Rama po tenton disa ndryshime ministrash për t’i dhënë asaj një karakter më pak politik”, shkruan Fevziu në Opinion.al.

Ndërkohë për Andi Bushatin largimi i Saimir tahirit nuk lidhet fare me çadrën e protestës. Ai sheh dy arsye të mundshme për largimin e Tahirit, por që nuk kanë lidhje me preisonin e oipozitës.

“Varianti i parë që qarkulloi për këtë akt të papritur ishte presioni i madh i Ilir Metës. Varianti i dytë është ai që pretendon se pavarësisht presionit të aleatit qeveritar, fati i Saimir Tahirit u vulos nga ndërkombëtarët”.

Por, per Bushatin, “kushdo që nga këto hipoteza të jetë e vërtetë, opozita nuk ka arsye pse të gëzohet. Sepse edhe nëse veproi i nënshtruar dhe i leckosur nga presioni i Metës, edhe në të kundërt, nëse u detyrua të reagojë nga insistimi i ndërkombëtarëve, Edi Rama nuk po e paraqet “shitjen” e ministrit të tij, si një shenjë reflektimi”, shkruan Bushati.

Paraardhëse

Surprizon Tahiri: As kam dhënë dorëheqjen, e as ma kanë kërkuar

Pasardhëse

Emigranti shqiptar mund qeverinë italiane në gjykatë

Pasardhëse

Emigranti shqiptar mund qeverinë italiane në gjykatë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.