• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Skenarët e frikshëm: Si duhet të reagojmë nëse shpërthejnë digat e HEC-ve në Shqipëri

26 July, 2018
në Kryesore
0
29
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Tërmetet, sasitë e mëdha të reshjeve, rrëshqitjet e masave të mëdha të dheut apo avaritë në portat e shkarkimit apo turbina janë të gjitha arsye që shërbejnë për të ndërtuar një plan emergjence për një hidrocentral.

KESH bëri me dije se aktualisht Kaskada e Drinit, burimi kryesor energjetik në vend, është tërësisht e mbuluar me plane emergjencash dhe gatishmërie të cilat sanksionojnë nga katër skenarë për secilin prej HEC-ve, Fierzën, Komanin dhe Vaun e Dejës.

Të paktën për Fierzën ekziston një skenar bazë që cilësohet si skenari zero dhe që është ai më i zakonshmi.

Ky skenar bazohet kur ndodhin: a) tërmete me magnitudë 3-7 shkallë Rihter; b) ndërprerje disa orëshe e punës së turbinave dhe pajisjeve të rëndësishme të monitorimit të tyre ose mosfunksionimi i portave të sistemit të shkarkimit c)mosfunksionim i pajisjeve matëse të monitorimit të digave; d)veprime sabotazhi/terrorizmi me rrezik për sigurinë e digës; e) situata emergjente të skenarit 1 në digën e Spillje; f) prurje të mëdha me përsëritje më shumë se 1 herë në 20 vjet ose kur mblidhet Komisioni i Posaçëm i Menaxhimit të Plotave.

Skenari tjetër është ai që vlerësohet si 1 dhe zbatohet në rastet kur ndodhin:

a)Prurje të mëdha me përsëritje 1 herë në 100 vjet që kërkojnë shkarkime të mëdha.

b) Ndërprerje të gjata të punës së turbinave për shkak të dëmtimeve të rënda teknologjike ose mosfunksionimi i portave të sistemit të shkarkimit.

c) Filtrime të mëdha mbi normat e lejuara në diga.

d) Rrëshqitje të ngadalta të masiveve jo të qëndrueshme pranë digave.

e) Veprime sabotazhi/terrorizmi me rrezik për sigurinë e digës.

f) Situata emergjente të skenarit 2 në digën e Spillje

Skenari 2

Kjo skemë do të zbatohet ne këto raste, kur ndodhin:

a- Prurje te mëdha qe mund te ndodhin me përsëritje me shume se një here ne 1000 vjet.

b- Defekte dhe dëmtime te mëdha qe shoqërohen me filtrime apo lëvizje dherash qe mund te kontrollohen nga aplikimi i masave teknike te përshtatshme.

c- Defekte te renda te turbinave qe rrezikojnë punën normale.

d- Defekte te renda te portave te shkarkimit ose mosfunksionimi i tyre.

e- Rrëshqitje te menjëhershme te masiveve ne afërsi te digave.

f- Tërmete me mahnitute mbi 7 shkalle Rihter.

g- Veprime sabotazhi/terrorizmi me rrezik te larte për sigurinë e digës.

h- Situate emergjente te skenarit 3 ne digën Spillje.

Skenari 3

Kjo skemë do të zbatohet në rastet kur probabiliteti i dëmtimeve të digës dhe HEC-it është i lartë dhe praktikisht është e paevitueshme të parandalohen përmbytjet e gjeneruara nga këto dëmtime.

Kjo skemë zbatohet në këto raste:

a- Prurje më të mëdha të mundshme (PMF)

b- Dëmtime shumë të renda të digës të cilat janë të paevitueshme parandalimi i përmbytjeve.

c- Defekte shumë të rënda të turbinave dhe portave të shkarkimit.

d- Tërmete me përsëritje 1 herë në 10.000 vjet që shkaktojnë dëmtime, çarje të digës.

Paraardhëse

Ndahet nga jeta, Adem Demaçi

Pasardhëse

Presin shalqirin gjigant me thikë, e pabesueshme si duket brenda (VIDEO)

Pasardhëse

Presin shalqirin gjigant me thikë, e pabesueshme si duket brenda (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Rama njofton kabinetin e ri qeveritar: Kush janë 17 ministrat e rinj

Nga lajme2
11 September, 2025
0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare ka njoftuar qeverinë e re të mandatit të...

Edi Rama shpall Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës

11 September, 2025

Niko Peleshi, kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë

11 September, 2025

Ngjarja që ka shokuar Amerikën, dalin pamjet e plota tronditëse të vrasjes së 23 vjeçares në tren (VIDEO)

10 September, 2025

Për ju që e humbët, ky ishte rezultati përfundimtar i “Hënës së Përgjakur”

8 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.