• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Skeda e pasurisë së deklaruar e Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ja sa ka ndryshuar ndër vite

28 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
78
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Etilda Gjonaj u zgjodh ministre e Drejtësisë në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017. Ajo u përfshi në politikë pas një karriere si aktiviste e shoqërisë civile.

Etilda Gjonaj është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 2003 dhe ka kryer studimet pasuniversitare për Shkenca Penale. Ajo vazhdon studimet e Doktoraturës dhe ka kryer një sërë trajnimesh dhe specializimesh brenda dhe jashtë vendit.

Përgjatë periudhës 2003–2014, ajo ka kontribuar si drejtuese programesh në fushat e drejtësisë, reformave ligjore dhe institucionale, të zgjedhjeve dhe litigimit strategjik të çështjeve të të drejtave të njeriut në Komitetin Shqiptar të Helsinkit.

Në vitet 2014-2017, ajo ka ushtruar funksionin e Komisionerit në Institucionin e Avokatit të Popullit për një mandat 3-vjeçar, ku ka drejtuar Seksionin e Çështjeve të Administratës Publike qendrore dhe vendore.

Para emërimit si ministre e Drejtësisë, Znj. Gjonaj mbajti për disa muaj postin e zv.ministres në të njëjtin dikaster.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ministres Etilda Gjonaj nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj nga viti 2014 deri në fund të vitit 2018.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2014, Etilda Gjonaj deklaronte pasuri familjare me vlerë 10.9 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 12.7 milionë lekëve.

Znj. Gjonaj zotëron familjarisht një apartament me vlerë 7.2 milionë lekë, likujditete në bankë prej 2.5 milionë lekësh, kursime në cash prej 1.1 milionë lekësh dhe automjet me vlerë 1.8 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 13.6 milionë lekë, nga të cilat rreth 57% burojnë nga paga për shkak të funksionit dhe 20% nga paga e bashkëshortit. Rreth 22% e të ardhurave totale kanë burime të tjera si pagesat për ekspertizë apo si lektore.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 5 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” pikëpyetjet për një konflikt në dukje interesi të bashkëshortit të saj.

Në vitin 2016, bashkëshorti i ministres Etilda Gjonaj deklaron investim prej 1.1 milion lekësh në aksionet e kompanisë “23 Option”, ku ai zotëronte 33% të kapitalit, aksione të shitura më pas në vitin 2017.

Bashkëshorti i Znj. Gjonaj ka punuar si inspektor Kontrolli Tatimor për vitet 2014-2016 dhe për shkak të paqartësisë për muajin e largimit nga funksioni publik, zotërimi i aksioneve të biznesit në vitin 2016 ngjan si konflikt interesi në dukje. Pas largimit në vitin 2016, ai është rikthyer në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në vitin 2018.

Paraardhëse

Largon menjëherë gurët në veshka, mësoni kurën natyrale dhe tepër efektive

Pasardhëse

Nënkryetari i LRI nxjerr foton dhe jep lajmin: Ish-drejtuesi i rëndësishëm i Parisë Socialiste dhe i bashkohet Kryemadhit

Pasardhëse

Nënkryetari i LRI nxjerr foton dhe jep lajmin: Ish-drejtuesi i rëndësishëm i Parisë Socialiste dhe i bashkohet Kryemadhit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.