• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Skandal/Kapet pajisje përgjuese e shërbimeve të huaja në Rinas

24 March, 2017
në Aktualitet
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pasditen e të enjtes punonjësit e sigurisë në aeroportin e Rinasit kanë mbetur të habitur nga deklaratat e një shtetasi të huaj që dilte nga Shqipëria. Gjatë kontrolleve rutinë të valixheve që transportojnë udhëtarët, është hasur një person me shtetësi të huaj i cili lëvizte me një valixhe të zezë, që krijoi dyshime.

Burime nga policia treguan për Lapsi.al se kur u pyet çfarë kishte në çantën që mbante me vete, shtetasi i huaj deklaroi se transportonte një pajisje përgjuese. Burri, rreth të pesëdhjetave i tha punonjësve të sigurisë se ishte një shtetas izraelit. Fillimisht punonjësit e sigurisë kanë mbetur të shokuar, por më pas i kanë kërkuar të veçohet nga udhëtarët e tjerë. Menjëherë kanë lajmëruar eprorët e tyre. Shtetasi izraelit është izoluar dhe është marrë në pyetje nga oficerët e policisë.

Burime thanë se gjatë marrjes në pyetje ka qenë i pranishëm edhe shefi i Komisariatit të Rinasit, Ermal Milori. Detaje nga rrëfimi i izraelitit nuk bëhen me dije, por Lapsi.al mësoi se ai ka pranuar se kishte qëndruar disa javë në Shqipëri dhe tani kthehej në Izrael. Pasi ka qëndruar disa orë me oficerët e policisë, nuk dihet se çfarë ka ndodhur me shtetasin nga Izraeli, por ngjarja është mbajtur e fshehtë nga policia. Nuk ka asnjë njoftim për ngjarjen, ndërsa zyrtarë të lartë të policisë nuk pranojnë të japin asnjë koment për këtë ngjarje.

Nuk do të ishte hera e parë që në territorin e Shqipërisë futet një pajisje përgjuese. Skandali që provokoi futja e IMSI CATCHER nga Interforca italiane përfshiu krerët më të lartë të policisë së shtetit dhe çoi deri në shkarkimin e drejtorit Haki Çako.

Futja në territorin shqiptar e një pajisjeje përgjimi përbën cënim të sigurisë kombëtare, ndaj policia e shtetit ka detyrimin të bëjë transparencë për këtë çështje. Burime të sigurta pranë aeroportit të Rinasit për Lapsi.al thanë se izraeliti është mbajtur nën ruajtjen e policisë deri dje në mbrëmje dhe nuk ka mundur të largohet me linjën e planifikuar.

Mbetet për t’u parë çfarë do të rezultojë nga hetimi i kësaj çështjeje që ringjall dyshime të rënda për përdorimin e pajisjeve përgjuese, pas skandalit me IMSI CATCHER./ Lapsi.al

Paraardhëse

Çfarë po ndodh me koalicionin? PS shkarkon 100 zyrtarë të LSI

Pasardhëse

Berisha: Nipi i Gjinushit në vrasjen e Azemit! Kreu i PSD: Kërmë e UDB

Pasardhëse

Berisha: Nipi i Gjinushit në vrasjen e Azemit! Kreu i PSD: Kërmë e UDB

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.