• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Skandali tek Onkologjiku: Zbardhet vendimi i GJKKO për masat e sigurisë ndaj mjekëve

25 July, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
181
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ditën e djeshme, GJKKO la në fuqi masat e sigurisë për 7 të pandehurit e repartit të Onkologjikut, të cilët akuzohen se transferonin pacientët drejt klinikave private.

Ditën e sotme, kjo Gjykatë ka zbardhur edhe vendimin e plotë, bashkëngjitur me akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Në seancën e parë që u zhvillua në GJKKO në ngarkim të të akuzuarve të Onkologjikut që kur dosja i kaloi SPAK, Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën arrest në shtëpi ndaj mjekut Edmond Gashi dhe farmacistit Florian Marku.

Ndërkohë, pala tjetër, mjekja Alketa Pere, ish-zv.drejtoresha e QSUT, Brikena Qirjazi, koordinatori i Onkologjikut, Emiljano Lela, ish-specialistja Drilona Kishta dhe administrator i klinikës Megis, Halil Gashi u është lënë në fuqi masa detyrim paraqitje.

Duket se vendimi i marrë ditën e djeshme, nuk ka qenë aspak i pranueshëm nga mjekja Alketa Ymeri (Pere), e cila pas daljes nga GJKKO, refuzoi të prononcohej për mediat dhe shtyu me duar mikrofonat e gazetarëve që i drejtuan pyetje.

Ndërkohë, avokatët e të pandehurve kanë kërkuar që çështja ndaj tyre të mos hetohet nga Prokuroria e Posaçme, por t’i kalojë Prokurorisë së Tiranës.

Mësohet se nëse kjo kërkesë e tyre rrëzohet, ata kërkojnë masa më të buta sigurie.

Nga hetimi i kryer nga prokuroria, ka rezultuar se pacientëve të diagnostikuar me tumor nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe më pas drejtoheshin në klinika private.

Po ashtu, janë konstatuar raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi, nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur, duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.

Prokuroria thotë se në Spitalin Onkologjik në QSUNT, u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.

VENDIMI ZBARDHUR

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë
17.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Caktimin e masës së
sigurimit ndaj personave ndaj të cilëve zhvillohet hetimi: Edmond Gashi dhe Emiljano
Lela të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni
pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, të
parashikuara nga nenet 248 dhe 259-25 të Kodit Penal; Alketa Ymeri (Pere), Brikena
Qirjazi dhe Drilona Kishta të dyshuara për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i
detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; Halil Gashi i dyshuar për kryerjen e
veprës penale“Fshehjes së të ardhurave”, të parashikuar nga neni 180/1 i Kodit Penal, si
dhe Florian Marku i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Tregtimi dhe transportimi i
mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë
kontrabandë”, të parashikuara nga nenet 178 e 179 të Kodit Penal”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Ardit Mustafaj, bazuar në
nenet 88, 228 e vijues, 244 dhe 245 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 84, datë 24.07.2024,
vendosi:

1.Caktimin ndaj shtetasit Edmond Gashi të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” të
parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si i dyshuar: Për kryerjen e veprave penale
“Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione
publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 dhe 259/2-25 të
Kodit Penal.

Urdhërohet personi ndaj të cilit zhvillohet hetimi Edmond Gashi, të mos largohet
nga banesa e tij e ndodhur në adresën ****.

2.Caktimin ndaj shtetasit Emiljano Lela të masës së sigurimit “Detyrim për tu
paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i
dyshuar: Për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Korrupsioni
pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, të
parashikuara nga nenet 248 dhe 259/2-25 të Kodit Penal.

-Urdhërohet personi ndaj të cilit zhvillohet hetimi Emiljano Lela , të paraqitet të
martën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00 para oficerit së policisë gjyqësore,
pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar.

3.Caktimin ndaj shtetases Alketa Ymeri (Pere), të masës së sigurimit “Detyrim për tu
paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si e
dyshuar: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga
neni 248 i Kodit Penal.

–Urdhërohet personi ndaj të cilit zhvillohet hetimi Alketa Ymeri (Pere), të paraqitet
të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00 para oficerit së policisë gjyqësore,
pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar.

4.Caktimin ndaj shtetases Brikena Qirjazi, të masës së sigurimit “Detyrim për tu
paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si e
dyshuar: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga
neni 248 i Kodit Penal.

–Urdhërohet personi ndaj të cilit zhvillohet hetimi Brikena Qirjazi, të paraqitet të
martën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00 para oficerit së policisë gjyqësore,
pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar.

5.Caktimin ndaj shtetases Drilona Kishta, të masës së sigurimit “Detyrim për tu
paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si e
dyshuar: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga
neni 248 i Kodit Penal.

–Urdhërohet personi ndaj të cilit zhvillohet hetimi Drilona Kishta, të paraqitet të
martën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00 para oficerit së policisë gjyqësore,
pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar.

6.Caktimin ndaj shtetasit Halil Gashi, të masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur
në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar: Për
kryerjen e veprës penale “Fshehjes së të ardhurave”, të parashikuar nga neni 180/1
të Kodit Penal.

–Urdhërohet personi ndaj të cilit zhvillohet hetimi Halil Gashi, të paraqitet të martën
e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00 para oficerit së policisë gjyqësore, pranë
Prokurorisë së Posaçme kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar.

7. Caktimin ndaj shtetasit Florian Marku, të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” të
parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si i dyshuar: Për kryerjen e veprave penale
“Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose
depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”, të parashikuara nga nenet 178 e 179 i
Kodit Penal.

–Urdhërohet personi ndaj të cilit zhvillohet hetimi Florian Marku, të mos largohet
nga banesa e tij e ndodhur në adresën ****.

8. Për ekzekutimin e këtij vendimi, ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe policia gjyqësore.

9. Kundër këtij vendimi bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme
të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Tiranë, më datë 25.07.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Paraardhëse

Nis protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës

Pasardhëse

VIDEO/ Rama ndan pamje nga Rana e Hedhun në Shëngjin: Mrekulli e natyrës në bregdetin Adriatik

Pasardhëse

VIDEO/ Rama ndan pamje nga Rana e Hedhun në Shëngjin: Mrekulli e natyrës në bregdetin Adriatik

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.