• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Skandali seksual në zyrën e Gjicit, gruaja në videon erotike, gazetari jep detaje

18 June, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme
0
17
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetari Edison Vatnikaj, ka dhënë detaje në lidhje me jetën e shtetases Alma. K, e cila shfaqet në video duke kryer marrëdhënie seksuale me ish-kryebashkiakun Safet Gjici, në zyrën e këtij të fundit.

Në një intervistë televizive, ai theksoi se gruaja e cila është nënë e një fëmije në moshën 12-vjeçare, kishte shkuar shpesh në komisariat për shkak të sherreve që kishte pasur me fqinjët.

Më tej, ai theksoi Alma ishte gazetare në disa emisione investigative si dhe kishte marrë pjesë në disa fushata zgjedhore në bashki.

Sipas gazetarit, vazja në video ka thënë se ka të drjetë të ketë marrdhënie me këtë të dojë, ndërsa është shprehur e pashqetësuar për vidon erotike me Gjicin, që ka qarkulluar në rrjte sociale.

“Në Drejtorinë vendore të Policisë së Durrësit mesa kam arritur të pyes është një vajzë që shpesh shkonte në komisariat për shkak të sherreve që kishte me komshinjtë. Jeton mes Tiranës dhe Durrësit. Kam informacione që punonte në emisionet investigative në disa media. Ajo më tha që nuk është pronare e një biznesi në Tiranë. Nuk më dha një konfirmim nga SPAK. Më tha që një avokate po merret me çështjen e saj. Ajo nuk na dha përgjigjet që duam ne. Sigurisht në raport me Gjicin nuk tha se në çfarë rrethanash ka krijuar marrëdhënie me të. Kam informacione se ka qenë e angazhuar shumë në fushatën politike në disa bashki”,- tha Vatnikaj.

Rrethanat në të cilat është publikuar video erotike e Safet Gjicit, mbeten ende një mister.

Shumë thuhen lartë e poshtë, por deri në zbardhjen e rastit nga SPAK-u, asgjë nuk mund të konsiderohet e faktuar.

Pas skandalit të Gjicit, në Kukës pritet të zhvillohen zgjedhje pas një muaji e gjysmë dhe dhimbja e kokës për të majtën tani është se kush do të pranojë të zerë vendin e Gjicit të madh, ndërkohë opozita do të përpiqet të kthejë disi nderin e humbur në zgjedhjet lokle, ku u detyrua të lerë edhe një bastion si Kukësi.

Nga ana tjetër, maxhoranca po përpiqet me ndikimin e saj në media që çështjen e Gjiçit, ta trajtojë si produkt të një marrëdhënieje ordinere mes dy personash të rritur dhe jo abuzim me detyrën nga kryebashkiaku socialist i Kukësit.

Videoskandali erotik i publikuar dy ditë më parë në rrjete sociale, në të cilën shfaqej Safet Gjici, duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën përveçse i dogji karrierën politike, rrezikon që ish-kryebashkiakut  t’i japë një goditje shkatërrimtare edhe në pasuri.

Menjëherë pas publikimit të videos, SPAK ka nisur hetimet ndaj Gjicit i cili mund të akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal, për veprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta.

Gjici ka shfrytëzuar zyrën e shtetit në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës, prandaj ai mund të dënohet për shpërdorim detyre dhe jo për korrupsion.

Ndërkaq, neni 105 i Kodit Penal, parashikon që kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale, duke shpërdoruar marrëdhëniet e varësisë ose të detyrës, dënohet me burgim gjer në tre vjet.

Por, ky nen e përfshin Gjicin vetëm nëse vajza punon në Bashkinë e Kukësit.

Deri më tani, nuk dihet nëse vajza është apo jo pjesë e administratës së Bashkisë.

Nëse SPAK do të ngrejë ndaj tij vetëm akuzën e shpërdorimit të detyrës, Gjici një nga kryebashkiakët më të pasur në Shqipëri, i shpëton verifikimit pasuror.

Në rast të kundërt, pasuria e tij do të verifikohet.

Paraardhëse

Goditet rrjeti i falsifikimit të pasaportave diplomatike, dy të arrestuar

Pasardhëse

Ismail Kadare nderohet me titullin “Ukshin Hoti” në komunën e Rahovecit

Pasardhëse

Ismail Kadare nderohet me titullin “Ukshin Hoti” në komunën e Rahovecit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.