• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Skandali i gazetares së njohur për t’i shpëtuar padisë së Ledion Liços

5 November, 2017
në Rozë
0
41
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nuk janë të rralla rastet kur drejtues të mediave të ndryshme në vend për më shumë klikime dhe lexime abuzojnë hapur me shkrimet e tyre dhe gjejnë mënyrën më të ulët për tu mbrojtur kur vihen me shpatulla pas murit teksa përballë shikojnë një fletë-thirrje për në gjyq.

Një rast i fundit ka ndodhur në mediat shqiptare, në një prej portaleve të rinj që qarkullon, siç është ‘Tirana Post’ e drejtuar nga gazetarja Mira Kazhani.

Një shkrim i botuar në këtë portal në lidhje me një foto të publikuar nga Ledion Liço së bashku me të birin gjatë një vizite në muzeun e gjetheje në Tiranë, duket se i ka kushtuar shtrenjtë ish gazetares së Top Channel.

Në lajmin e postuar në këtë portal theksi vihej pikërisht te fakti që një foshnje e vogël siç është edhe djali i Ledionit, London Noor nuk duhet kurrsesi që të shikojë pamjet që i ofronte muzeu i gjetheve në Tiranë, ku më së shumti ekspozohen pajisje apo dhe fakte rreth komunizmit të egër që ka kaluar vendi ynë.

Duke e parë të arsyeshme në këndvështrimin e tij ky portal e publikon shkrimin bazuar në foto, por më pas ndeshet me një padi të ngritur nga Liço dhe avokati i tij pasi shkrimi nuk kishte aspak lidhje me foton e fundjavës që vetë Ledioni kishte shpërndarë në profilin e tij në Instagram së bashku me të birin.

Avokati i Liços i ka dërguar në zyrë padinë gazetares Kazhani, ku siç mëson “Gazeta Express” nëpërmjet saj Liço kërkon një ndjesë publike nga ana e këtij portali për shkrimin e botuar dhe jo dëmshpërblim monetar.

Duke dashur që kjo kërkesë të mos realizohej, pra duke bërë pak a shumë një përgënjeshtrim të asaj çfarë është shkruar në shkrim, Kazhani e ka parë të arsyeshme që të ndërhyrë në shkrim me një fjali të vetme duke ia ‘faturuar’ shkrimin portalit të “Gazeta Express”, i cili po ashtu foton e Ledionit e ka bërë lajm, por me një përmbajte krejtësisht tjetër.

Ky ishte versioni i parë.

Por në një version tjetër të “Tirana post” shkrimi i botuar në fillim është fshirë dhe është hedhur lajmi i “Gazeta Express” që në fakt ishte një foto-lajm pa i hyrë detajeve të përshkrimit të muzeut apo dhe faktit që një foshnje nuk ka pse shkon në një muze të tillë.

 Për këtë “Gazeta Express” ka prova që janë lehtësisht të verifikueshme.

Së pari shkrimi i botuar në “Gazeta Express” (linku: https://www.gazetaexpress.com/r…nuk kishte në përmbajtje përshkrimin e ambienteve të muzeut siç ishin bërë në shkrimin e parë të botuar në “Tirana Post”, e cila kishte zgjedhur si shpëtim pikërisht portalin tonë për t’i shpëtuar padisë.

Dhe së dyti nisur dha nga “profesionalizmi” i gazetares  Kazhani nëse shkrimi i referohet një media tjetër, ai botohet i plotë siç është me citimin e medias (burimi nga është marrë shkrimi) ku në rastin konkret te lajmit, te pare, ajo i ishte referuar “Gazeta Express” vetëm në fjalinë (atë për të cilën Ledioni ka kërkuar edhe ndjesë publike) ndërsa përmbajtja vijuese e shkrimit ishte lënë siç ishte botuar në fillim në portalin e Kazhanit.

Gjithkush që ka disa vite karrierë në gazetari, e kupton fare mirë marifetin e përdorur në këtë rast nga portali i “Tirana Post”, për t’i shpëtuar padisë që në këtë rast faktet janë ato që nxjerrin zbuluar edhe këtë skandal abuziv në emër të “Gazeta Express”.

Gjithsesi ky abuzim nuk e shpëton aspak Kazhanin dhe portalin që drejton që ta konsiderojë të fituar ‘betejën’ me Ledion Liçon pasi ai e ka kërkuan ndjesë publike pikërisht për shkrimin e në versionin e parë të botuar në “Tirana Post” dhe jo atë të dytë që ky portal mesa duket e ka zgjedhur që ta zëvendësojë me shkrimin e botuar në “Gazeta Express”. Nëse padia do të ishte bazuar mbi këtë shkrim në versionin e dytë atëherë e njëjta do të kishte mbërritur edhe në redaksinë tonë, gjë që nuk ka ndodhur.

Do të ishte më mirë që “Tirana Post” t’i referohej “Gazeta Express” që me lajmin e parë dhe mos ta përdorte në këtë rast si rrugë shpëtimi kundër padisë së ngritur nga Ledion Liço.

Paraardhëse

Basha: Tahiri dhe Sota, bashkë në Itali

Pasardhëse

10 sëmundjet që shërohen duke bërë seks

Pasardhëse

10 sëmundjet që shërohen duke bërë seks

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.