• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Teknologji

Skandali i Facebook, Zuckerberg e pranon: Jam përgjegjës!

21 March, 2018
në Teknologji
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas heshtjes shurdhuese të ditëve pas skandalit që ka përfshirë Facebook dhe Cambridge Analytica, Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook ka thënë më në fund fjalën e tij, pasi është akuzuar se i ka dhënë kompanisë së mësipërme të dhënat e 50 milionë përdoruesve amerikanë, në mënyrë që ajo të mund të ndikonte tek ata në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të fundit në SHBA, ku fitoi Donald Trump.

Ai u përpoq të sqarohej në profilin e tij në Facebook:

“Dua të ndaj me ju një azhurnim për situatën e Cambridge analytica, përfshi hapat që kemi ndërmarrë dhe ato që do të ndërmarrim për t’i bërë ballë këtij problemi të rëndësishëm. Kemi përgjegjësinë të mbrojmë të dhënat tuaja, dhe nëse nuk ja kemi arritur ta bëjmë këtë, nuk meritojmë t’iu shërbejmë.

Kam punuar për të kuptuar se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe si të bëjmë të mundur që të mos ndodhë përsëri. Lajmi i mirë është se veprimet më të rëndësishme për të shmangur që kjo të ndodhë sërish sot i kishim marë që disa vite më parë. Por kemi bërë edhe gabime, duhet bërë më shumë dhe do ta bëjmë”.

Lidhur me të tashmen, Zuckerberg tha:
“Javën e kaluar, ne mësuam nga The Guardian, The Neë York Times dhe Channel 4 se Cambridge Analytica mund të mos i ketë fshirë të dhënat sikurse ka certifikuar. Ne i ndaluam menjëherë ata nga përdorimi i të gjitha shërbimeve tona. Cambridge Analytica pretendon se tashmë ata i kanë fshirë të dhënat dhe kanë rënë dakord që t’i nënshtrohen një auditi nga një firmë të cilën ne e kemi ngarkuar që ta konfirmojë këtë. Dhe po bashkëpunojmë me ata që po hetojnë për atë që ka ndodhur”.
Kreu i Facebook arrin në këtë përfundim:

“Ka qenë një shkelje e marrëdhënies së besimit ndërmjet Kogan, Cambridge analytica dhe Facebook. Por edhe mes Facebook dhe njerëzve që i vendosin të dhënat e tyre te ne dhe presin që ne t’i ruajmë. Duhet t’i ndreqim gjërat”. Dhe shtoi: “E kam nisur me Facebook dhe fundja jam përgjegjës për atë që ndodh në platformën tonë. Do të bëjmë atë që duhet për të mbrojtur komunitetin tonë. Do të nxjerrim mësim nga kjo përvojë për të garantuar në mënyrë të mëtejshme që platforma jonë ta bëjë komunitetin tonë më të sigurt”.
Mark Zuckerberg, CEO i Facebook

Paraardhëse

Komposto panxhari, receta nga Rusia për të gjitha sëmundjet

Pasardhëse

Diçka e çuditshme ndodhi sot në aeroport, njerëzit të shtangur vetëm fotografonin

Pasardhëse

Diçka e çuditshme ndodhi sot në aeroport, njerëzit të shtangur vetëm fotografonin

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.