• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Skandali – Edhe Rama në përgjimet e SKY ECC? Gazetarja holandeze: Diçka e madhe po ndodh. Ja çfarë zbuluan hetimet

2 August, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
9.5k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Televizioni publik belg, VRT, i ka bërë jehonë operacionit ‘Metamorfoza’, i cili prangosi disa elementë të rëndësishëm të krimit dhe drejtësisë në vendin tonë.

Televizioni raporton se ky operacion erdhi falë faktit se Belgjika ia doli dy vjet më parë që të deshifronte mesazhet e dërguara në sistemin SKY ECC. Ky dekriptim ka arritur të çojë pas hekurave qindra kriminelë në mbarë botën.

Në Shqipëri, duket se sa kanë nisur hetimet e bazuara tek përgjimet e deshifruara. Televizioni raporton se në Shqipëri, krimet janë kryer nga zyrtarët qeveritarë, oficerë të lartë të policisë dhe një prokuror, çka minon funksionimin e duhur të shtetit të së drejtës.

Pra, akuzat nuk janë më pak se: vrasje, korrupsion, shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh, trafik narkotikësh, anëtarësim në një organizatë kriminale, etj.

Gazetarja holandeze, Marjolein Koster, e cila e njeh mirë Ballkanin, ka folur për televizionin belg.

“Po, diçka e madhe po ndodh. Megjithatë do të duhet të shohim se cilat do të jenë pasojat. Nga njëra anë mund të thuash: Shqipëria po punon për këtë, nga ana tjetër do të duhet të shohim nëse edhe ata do të ndëshkohen efektivisht”.

Shqipëria ka plane për t’u anëtarësuar në BE dhe këto gjëra nuk ndihmojnë. “Duhet ende shumë për të bërë përpara se ata të jenë në përputhje”.

Sipas Koster, ka edhe shumë ndërvarësi mes këtij lloj kriminaliteti (drogës) dhe politikës.

“Sidoqoftë, ka ndërvarësi në nivel lokal dhe rajonal dhe ka dyshimë se kjo luhet edhe në nivel kombëtar,” thotë ajo.

Për kryeministrin Edi Rama, p.sh, pyet televizioni. “A ka kaluar ai miliona te grupet kriminale? Një hetim dy vjet më parë tregoi se 60 përqind e industrisë së ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme përdoret për pastrimin e parave të drogës. Kundërshtarët e tij thonë se ai duhet ta ketë ditur për këtë. Por përderisa nuk ka dënime, kjo nuk është e sigurt,” thotë gazetarja.

Paraardhëse

Gjuha Shqipe mbi 6000 vjeçare sipas studimit të 33 gjuhëtarëve profesionist ndërkombëtar

Pasardhëse

Si do të jenë temperaturat në fundjavë? Zbuloni surprizat që ka rezervuar moti në muajin gusht, ja kthesa drastike që pritet të ndodhë

Pasardhëse

Si do të jenë temperaturat në fundjavë? Zbuloni surprizat që ka rezervuar moti në muajin gusht, ja kthesa drastike që pritet të ndodhë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.