• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Skandal/ Zyra e Punës punëson në të zezë viktimën e trafikut

22 December, 2016
në Aktualitet
0
Publikohen 4518 vende
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një ish-viktimë e trafikut njerëzor rrezikon të humbë fëmijën, pasi shteti nuk i siguron dot një punë. Edhe pse pretendohet se ka politika të veçanta për këtë kategori njerëzish, prej një viti, asaj i është siguruar vetëm një punë me 8 mijë lekë në muaj, madje në të zezë, nga e cila është hequr, sapo pronari është vënë në dijeni për të shkuarën e saj.

Rasti ka të bëjë me një nënë, e cila iu drejtua me një denoncim emisionit Fiks Fare, duke rrëfyer historinë e saj. Sipas saj, nga viti 2011 deri në janar të vitit 2016, ajo ka qëndruar në Qendrën e Pritjes së Viktimave të Trafikut.

Në këtë institucion, ajo ka lindur edhe djalin e saj, i cili nuk ka atësi. Pas janarit të këtij viti, zonja, falë ndihmës së një shoqate, është strehuar, por ka më shumë se tre muaj që rrezikon të mbetet në qiell të hapur së bashku me të birin 5 vjeç. Ajo ende nuk ka arritur të gjejë një punë për të mbijetuar. Ka kërkuar ndihmë në institucionet shtetërore, por nuk ka marrë zgjidhje.

Gazetarët e Fiks Fare shkuan në shtëpinë, ku ajo jeton me qira, të cilën ka disa muaj që nuk e paguan dot. Falë zemërgjerësisë së pronarit të shtëpisë, ajo vazhdon ende të banojë pa paguar qiranë. Gjatë një bisede me gazetarët, zonja tregon rreth jetës së saj dhe bën apel për ndihmë. Edhe pse ka vuajtur, ajo thotë se nuk do ta humbë fëmijën e saj.

“Nuk dua ta humb djalin tim, ai është gjithçka për mua. Kam kërkuar punë, por nuk më është ofruar asgjë që të kem mundësi të përballoj jetesën. Më gjeti para disa muajsh zyra e punës një punë me 80 mijë lekë të vjetra në muaj, por pronarët, pasi e morën vesh historinë time, më hoqën. Kam vajtur të kërkoj ndihmë në institucione, por më kanë përcjellë”, tregon ajo për Fiks Fare.

Pas ankesës, gazetarët tanë e ndoqën rastin, me qëllim për t’i ardhur në ndihmë zonjës. Fillimisht shkuam në Njësinë Administrative nr. 9 dhe në njësinë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve për të mësuar se çfarë ka ndodhur me punësimin e saj. Specialistja e Zyrës së Punës në këtë njësi administrative na informon se emri i zonjës figuron në listën e personave të papunë.

“Ne e kemi çuar informacionin pranë zyrës së punës, por nuk është kaq e lehtë. Jemi munduar ta ndihmojmë aq sa mundemi”, thotë specialistja gjatë diskutimit me gazetaren. Ajo shfajësohet me faktin se e ka futur në listë-pritje emrin e zonjës dhe që e ka orientuar, por nuk mund të bëjë asgjë më tepër.

Në këto kushte, Fiks Fare iu drejtua edhe Zyrës së Punës në Tiranë, për të verifikuar nëse emri figuron në listën e të papunëve dhe çfarë është bërë për këtë problematikë.

Drejtorja e Marisa Kaçorri deklaron se emri i zonjës figuron në listën e të papunëve. “Ne i kemi gjetur edhe më parë punë në një bar-kafe, madje ka pasur edhe oferta për në fasoneri të ndryshme”, pretendon ajo. Madje, gjatë bisedës me gazetarët e Fiksit, ajo shprehet se zyra e punës ka dhe politika të posaçme për ish-viktimat e trafikut.

Megjithatë, pyetjes së gazetares se cilat politika ndiqen për të ndihmuar këtë nënë, ajo i përgjigjet se “do ta shohë me prioritet dhe patjetër që do t’i japë shumë shpejt një zgjidhje. “Do të gjejmë diçka të përshtatshme për zonjën”, deklaron drejtorja Kaçorri.

/ Top Channel

Paraardhëse

Flamur Noka kërcënon me një ’97 të dytë

Pasardhëse

SHBA e BE: Të zbatohet Vettingu pa humbur kohë

Pasardhëse

SHBA e BE: Të zbatohet Vettingu pa humbur kohë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.