• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Skandal pas skandali”, Nishani reagon ‘flakë për flakë’ për mbledhjen e kryeministrit me kryebashkiakët: Edi Rama as nuk e mendon këtë

9 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
406
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar ‘flakë për flakë’ pas mbledhjes së jashtëzakonshme që kryeministri Rama mbajti sot në Kryeministri me kryebashkiakët socialist të vendit tonë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Nishani e quan këtë mbledhje një skandal të madh.

Postimi i plotë:

“Edi Rama mblodhi kryetarët e bashkive të vendit në Selinë e Qeverisë Shqiptare dhe komunikoi me ta si Kryetar i Partisë Socialiste!

Skandal pas skandali!

Kryetarët e Bashkive janë të zgjedhur të qytetarëve të njësisë administrative që ata përfaqësojnë.

Eshtë e vërtetë që ata janë paraqitur si kandidatë nga ana e Partisë Socialiste por janë zgjedhur si përfaqësues të të gjithë atyre qytetarëve që banojnë në atë territor ku ata duhet tu shërbejnë qytetarëve e administrojnë pushtetin e deleguar jo nga Partia Socialiste por prej qytetarët e atij territori, të cilë janë të ndryshëm!

Edi Rama as e kupton, as e percepton e as e mendon këtë lloj kulture demokratike!!!!!

Nëse do ta pranonim këtë standard demokracie (që nuk ka kurrfarë lidhje me standardin evropian) dhe do vijonim ti trajtonim përfaqësuesit e Pushtetit Lokal, thjesht si përfaqësues të Partisë Socialiste, atëhere çfarë pune kanë ata në Selinë e Qeverisë së Shqipërisë??!!

Edi Rama (Kryetar i PS) le ti mblidhte ata në Selinë e Partisë Socialiste!

Por Edi Rama as e kupton këtë standard, as e percepton atë, as e mendon atë e as nuk e pranon atë.

Kjo është çështje thelbësore e kulturës, formimit, modelit të demokracisë dhe civilizimit!

Duket sikur ky është një pretendim paksa “ekstravagant” në kushtet kur Shqipëria është katandisur në një vend ku ka degraduar e injorohet gjithçka!

Ligji, institucioni, rregulli, etika, e drejta, serioziteti, qytetari, pushteti, shteti vetë!

Por, mospajtimi me këtë, reagimi ndaj saj, denoncimi e dënimi i këtij modeli që tenton çdo ditë e më shumë të na imponohet, është sfidë, është përgjegjshmëri, është betejë, është modeli ndryshe që duhet të jetë!

Duke heshtur, duke e relativizuar, duke mos reaguar, duke u pajtuar me modelin, kulturën politike dhe intensionin skandaloz të Edi Ramës (Kryeministër i Shqipërisë), neve pajtohemi e zgjasim agoninë e status-quo/s të degradimit të gjithçkaje në këtë vend.

Edi Rama është kryetari i maxhorancës parlamentare në vend.

Nëse kjo maxhorancë gjykon se ka probleme, ka shqetësime për qytetarin apo ligjin, ajo i ka të gjitha mekanizmat dhe pushtetin, garantuar nga legjislacioni e Kushtetuta e vendit, për të bërë ligje, procedura e mekanizma në Parlament si pushteti më i lartë në një sistem politik demokratik e ti korigjoj problemet.

Pushteti ekzekutiv i Edi Ramës nuk mundet dot në asnjë rast të komandojë, të udhëzojë apo të këshillojë Pushtetin Lokal të shqiptarëve.

Edi Rama nuk mundet kurrsesi të kthejë Selinë e Qeverisë së Shqipërisë në një sallë mbledhje për Partinë Socialiste!

Ky pretendim nuk është as “ekstravagant”, as i madh, as i tepërt!

Ky në fakt është thelbi i moralit mbi të cilin ngrihet beteja për ndryshimin e modelit skandaloz që po na qeverisë shumë gjatë e padrejtësisht.” – shkruan Nishani.

Paraardhëse

A është i pranishëm Dritan Leli? Rama mblodhi në Kryeministri kryebashkiakët e gjithë vendit, ky është detaji që tërhoqi vëmendjen e mediave

Pasardhëse

“S’të dhashë fjalën ty!” Kush ishte kryebashkiaku që nervozoi Ramën në takim? Kryeministri i jep urdhër të ulet

Pasardhëse

“S’të dhashë fjalën ty!” Kush ishte kryebashkiaku që nervozoi Ramën në takim? Kryeministri i jep urdhër të ulet

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.