Zgjedhjet brenda Partisë Demokratike që pritet të mbahen për pak ditë janë komentuar edhe nga analisti i njohur, Dritan Shano. Sipas tij, në këtë parti “nuk ka garë”.
“Për mendimin tim personal, nuk ka garë në Partinë Demokratike. Një kryetar që hyn në garë si kryetar, e fillon garën e 100-metërshit 90 metra para kandidatëve të tjerë. Ai ka në dispozicion gjithë nomenklaturën e partisë, ajo vendos se çfarë pranohet dhe nuk pranohet si kandidat, sikundër e pamë edhe dje. Ka një proces të imagjinuar, që i imponohet atyre njerëzve që tentojnë të garojnë. Gara duhet zhvilluar në kushte të barabarta. Nuk do të ketë asnjë surprizë”, – tha Shano.
Analisti theksoi se “Basha frymëzon shumë demokratë, nuk frymëzon shumë të tjerë, por ama të gjithë demokratët i ka çuar nga humbja në humbje”.
“Të krijohet përshtypja se po aq sa e duan demokratët Bashën, aq e duan edhe socialistët. Jo më kot, Rama nxitoi që t’i hidhte komardaren për përfaqësim zotit Basha. Rama ndihet komod me Bashën dhe do të bëjë ç’është e mundur që ai të mos trazohet”, – deklaroi Shano.
Diskutime rreth kësaj post