• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Situatë komplekse në veri, Biserko zbulon planin e Serbisë: Ja çka do të bëjë Beogradi

26 December, 2022
në Kosovë
0
66
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka paralajmëruar se Beogradi do të vazhdojë të rritë tensionet me Kosovën.

Duke folur për gazetën “Bota sot” për barrikadat e vendosura nga serbët në veri të Kosovës, Bierko e ka vlerësuar situatën si komplekse, pasi sipas saj, në kufi gjenden edhe paraushtarakët rusë Wagner dhe Ujqërit e natës.

“Beogradi po rrit tensionet dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Dhe kështu ka qenë vazhdimisht. Situata po bëhet më komplekse sepse paraushtarakët rusë Wagner dhe Ujqërit e natës janë gjithashtu në kufi, si dhe grupet ekstreme serbe që gëzojnë mbështetjen ruse”, është shprehur Biserko.

Sipas saj, Serbia do të vonojë nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve me Kosovën, pasi ajo don vetëm ndarjen e saj. Siç ka deklaruar Biserko, në këtë çështje ka “gisht” Rusia.

“Është e njohur se Beogradi gjithmonë ka dashur vetëm ndarjen e Kosovës dhe do të vonojë nënshkrimin e çdo marrëveshjeje për normalizimin për sa kohë që rusët janë në rajon. Dhe ata janë shumë të përfshirë në Serbi, Mal të Zi, Republika Srpska dhe deri diku në Maqedoni. Rusia nuk është e interesuar për zgjidhjen e problemit. Përkundrazi, do të mbajë status quo-në, pra konfliktin e ngrirë”, ka thënë Sonja Biserko.

Veriu i Kosovës po vazhdon të jetë i bllokuar tash e më shumë se dy javë, pasi serbët lokalë vendosën barrikada nëpër rrugë, në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq.

Barrikada janë vendosur në Rudar, Sërboc, Sllatinë dhe Leshak, në rrugën kryesore Prishtinë-Rashkë.

Në Rudar janë ngritur edhe tenda. KFOR-i ka kërkuar heqjen e këtyre barrikadave, por nuk ka marrë vendim për të intervenuar. Ndërsa, krerët e institucioneve të Kosovës, kanë thënë se largimin e tyre mund ta bëjë edhe Policia e Kosovës.

Paraardhëse

Kërcënim i hapur nga Serbia, ushtria serbe vendos artilerinë e rëndë afër Jarinjës

Pasardhëse

Xhensila Myrtezaj bën reagimin për herë të parë pas ‘bujës’ së madhe të Bes Kallakut

Pasardhëse

Xhensila Myrtezaj bën reagimin për herë të parë pas 'bujës' së madhe të Bes Kallakut

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.