• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Situatë alarmante, 70% e të rinjve dëshirojnë të largohen nga Shqipëria

9 August, 2018
në Aktualitet, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka reaguar pas publikimit të shifrave të sondazhit të fundit i CRCA në Shqipëri dhe Rrjetit Kombëtar për të rinjtë në Shqipëri.

Referuar kqtyre shifrave, deputetja e LSI thotë se sondazhi tregon për një situatë alarmante, ku 70% e të rinjve kërkojnë të largohen nga Shqipëria për të jetuar në një nga vendet e BE-së.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Gjosha shprehet se të rinjtë shqiptarë e kanë humbur shpresën, pasi “përballen me mungesa të mundësive, politikave sociale dhe ekonomike dhe mospërfillje të tyre nga institucionet vendimmarrëse për çështjet e punësimit dhe zhvillimit, që ndikojnë në jetën e tyre”.

Duke bërë përgjegjëse qeverinë Rama për këtë situatë, deputetja Gjosha thotë se nevoja për politika punësimi dhe arsim cilësor është domosdoshmëri.
POSTIMI I PLOTË

Sondazhi i fundit i CRCA në Shqipëri dhe Rrjetit Kombëtar për të rinjtë në Shqipëri, tregon për një situatë alarmante, ku 70% e të rinjve kërkojnë të largohen nga Shqipëria për të jetuar në një nga vendet e BE-së.

Të dhënat e zbuluara nga sondazhi tregojnë se të rinjtë kanë humbur shpresën. Ata përballen me mungesa të mundësive, politikave sociale dhe ekonomike dhe mospërfillje të tyre nga institucionet vendimmarrëse për çështjet e punësimit dhe zhvillimit, që ndikojnë në jetën e tyre.

Dhe ajo çka të trondit më shumë është fakti se edhe pse qeveria është në dijeni të këtij fakti ajo refuzon paturpësisht të zbatoj Planin Kombëtar të rinisë që e ka detyrim ligjor t’i përgjigjet çdo pike të saj me përpikmëri. Deri në fund të vitit 2017, Qeveria nuk shpenzoi asnjë lek për zbatimin e Planit të Veprimit për Rininë. Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri konstaton gjithashtu se qeveria ka dedikuar vetëm 0.01% të buxhetit të shtetit për të rinjtë, për rreth 35% të popullsisë në Shqipëri.

Nëse 70% e të rinjve kërkon të largohet, nëse profesionistët dhe shtresa e mesme kërkon të largohet, imagjinoni se si do të ishte Shqipëria e së ardhmes. E nëse kjo nuk quhet emergjencë kombëtare realisht nuk di se çfarë do të ishte më alarmante se kaq!

Asgjë nuk ka vlerë më shumë se shpresa dhe ëndrra e rinisë. Fundja e ardhmja varet nga energjia, puna dhe kontributi i tyre. Me këtë qeveri dhe me këto ritme duket se edhe mosha e tretë do të kërkoj largimin nga Shqipëria!

Nevoja për politika punësimi dhe arsim cilësor është domosdoshmëri, por mbi të gjitha është detyrim dhe përgjegjësi e çdo qeverie!

Paraardhëse

Historia misterioze e ish-ministrit peruan që la Majamin për Tiranën si dhe lidhjet e tij me Berishën

Pasardhëse

Tronditëse se si po na e shesin kancerin me lekë, shifrat shokuese të hormoneve tek frutat dhe perimet

Pasardhëse

Tronditëse se si po na e shesin kancerin me lekë, shifrat shokuese të hormoneve tek frutat dhe perimet

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.