Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar sërish pas intervistës që dha mbrëmjen e djeshme për emisionin ‘Opinion’. Përmes një postimi në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Kim thekson edhe një herë mesazhin e saj të prerë në lidhje me situatën post-zgjedhore në vendin tonë.
“Njerëzit janë të lirë të shprehin mendimet e tyre dhe unë mendoj se kur zhvillohen zgjedhjet, ka festë, ka edhe zhgënjim, dhe është shumë e rëndësishme të kesh diskutime të hapura për atë që ka ndodhur dhe për rrugën përpara. Unë e di nga ana ime se cila është puna ime. Detyra ime është të përfaqësoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është të përfaqësoj pozicionin e vendit tim.
Dhe kur bëhet fjalë për këtë, ne duam një marrëdhënie të ngushtë me Shqipërinë. Ne duam që ajo të jemi edhe më afër. Dhe nuk ka rëndësi se kush është në pushtet. Ne kemi punuar jashtëzakonisht mirë me këdo që ndodh të zgjidhet nga populli shqiptar dhe ne do ta vazhdojmë atë,” – shprehet ambasadorja Yuri Kim.
Diskutime rreth kësaj post