• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Situata në Shqipëri, pezullohet mësimi në disa shkolla

20 November, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
61
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Për shkak të motit të keq që ka “pushtuar” gjithë territorin e vendit, Ministria e Arsimit ka vendosur të pezullojë mësimin në disa shkolla në vend.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, përmes një postimi në “Facebook”, njofton se pas vlerësimit të bërë në terren është parë e arsyeshme që të pezullohet mësimi në disa shkolla, në mënyrë që të garantohet siguria e nxënësve dhe mësuesve.

Postimi i Kushit:

“Pas situatës së rënduar për shkak të reshjeve dhe përmbytjeve në disa zona të vendit, sapo zhvillova një mbledhje urgjente me drejtuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Drejtorive Rajonale Arsimore për të vlerësuar gjendjen e shkollave në të gjithë territorin.

Pavarësisht se deri tani, në pjesën më të madhe të shkollave situata është nën kontroll, nga verifikimet në terren problematika të rënduara paraqiten në zonën e veriut.

Për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe mësuesve, si dhe për të shmangur çdo lloj rreziku të mundshëm, kemi vendosur që ditën e nesërme të pezullohet procesi mësimor deri në përmirësimin e situatës në shkollat e mëposhtme:

1- Shkolla “Martin Camaj”, Shkodër qytet,

2- Shkolla “Agim Tafili”, Harku i Bërdicës,

3- Shkolla “Prekal”, fshati Postribë,

4- Shkolla “Ruzhdi Daca”, Rrethinat,

5- Shkolla “Mehmet Shpëndi”, fshati Shalë,

6- Shkolla “Theth”, fshati Shalë,

7- Shkolla “Gimaj”, fshati Shalë,

8- Shkolla “Palaj”, fshati Shosh,

9- Shkolla “Ndreaj”, fshati Shosh,

10- Shkolla “Nicaj”, fshati Shosh,

11- Shkolla “Pog”, fshati Pult,

12- Shkolla “Plan”, fshati Pult,

13- Shkolla “Maja e Thanës”, fshati Pult,

14- Shkolla “Kasnec”, fshati Pult,

15- Shkolla “Kir”, fshati Pult,

16- Shkolla “Xhan”, fshati Pult.

Në orët e ardhshme do të vijojmë ta ndjekim nga afër situatën dhe nëse do të ketë raste të tjera problematike do të informojmë në kohë reale nxënësit, mësuesit dhe prindërit për të marrë të gjitha masat e nevojshme.

Falënderojmë të gjitha institucionet e qeverisjes qendrore dhe vendore që gjatë gjithë kohës janë në gatishmëri për kapërcimin e situatës dhe lehtësimin e pasojave”, shkruan ajo.

Paraardhëse

Uji mori para makinën, dalin pamjet nga tragjedia në Malësinë e Madhe, polumbarët ende në kërkim të babait dhe djalit

Pasardhëse

Reshje bore dhe shtrëngata shiu me temperatura nën zero, çfarë na sjell moti javën e ardhshme

Pasardhëse

Reshje bore dhe shtrëngata shiu me temperatura nën zero, çfarë na sjell moti javën e ardhshme

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.