• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Situata në Kakavijë! “Ky dokument, një damkë e pashlyeshme”, ish deputeti publikon fakte të forta, tregon çfarë fshihet

19 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
17
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Situata e rëndë prej disa ditësh në Kakavijë ku radha e pritjes së qytetarëve për të kaluar kufirin shkoi në kilometra të tëra, i është rikthyer sërish në vëmendje nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Ky i fundit theksoi se eshte dramatike fakti qe qeveria shqiptare ishte informuar zyrtarisht nga ambasada jonë në Athinë 2 javë më parë lidhur me vendimet e reja që kishte nxjerrë qeveria greke.

“Sot pas 3 ditësh të bërjes publike të këtij fakti të Kreut të Shtetit nuk ka asnjë lëvizje nga Prokuroria Speciale për shpërdorimin e tmerrshëm të detyrës të Kryeministrit Edi Rama, njëherazi dhe Ministër i Jashtëm, nuk ka asnjë hetim për këtë çështje dhe e gjithë ajo që ndodhi me shqiptarët ka rënë në vesh të shurdhër dhe nuk përbën asnjë interes”, – tha Vasili.

Ne nje deklarate per mediat, nenkryetari i LSI, thote se “i vetmi hetim për ngjarje të këtij dimensioni është që Ministria e Punëve të Jashtme ka nisur për të zbuluar se si u informua Kreu i Shtetit lidhur me këtë çështje”.

“Pra informacioni që Kreu i Shtetit merr në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe me atributet që detyra i jep, pra një informacion krejtësisht zyrtar dhe korrekt, hetohet se përse e vërteta del në shesh. Nuk hetohet fati i mijëra shqiptarëve, nuk hetohet një tragjedi e cila bëri që të humbin edhe jetë njerëzish, bëri që të akuzohet nga qeveria populli, të akuzohet qeveria greke, të akuzohet edhe një fëmijë i gjorë që humb jetën si fajtor që ndërron jetë, pra ngjarje njëra më e rëndë se tjetra, me pasojat më të rënda dhe më katastrofike, nuk hetohen nga Prokuroria Speciale. S’ka lëvizur gishti. Prokuroria Speciale që është e gatshme të merret me gjërat më të parëndësishme të këtij vendi, që nuk merret jo me peshqit e mëdhenj, por as edhe me cironkat, këtë peshkaqenin e madh që shpërdoron detyrën ditën për diell dhe që e ka të shkruar e zeza mbi të bardhë, pra dy javë rresht kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme është shëllyer në diell në Dhërmi dhe në Jalë.

Pra nuk ka asnjë hetim për këtë shpërdorim që mund të prodhojë pasoja katastrofike dhe hetim ka se përse kjo e vërtetë u bë publike dhe shqiptarët u njohën se ç ‘qeveri të papërgjegjshme dhe të kriminalizuar që kanë. Një̈ qeveri që nuk e shqetëson as jeta e as fati i njerëzve por i shqetëson se si të mbyllin të vërtetat, se si këta të mos ndëshkohen. Pra pa ndërshkueshmëri e plotë.

Pra kemi një prokurori speciale për të fshehur të vërtetat. Të mos ndërshkojë, të mos hetoj, tu fsheh përgjegjësit kryeministrit dhe një qeveri që ka merak si ti mbysë̈ të vërtetat që dalin. Është e qartë që të vërtetat nuk mbyten. Kjo letër ishte nja damkë. Ky dokument ishte një damk e pashlyeshme për sot e për mot dhe sigurisht kryeministri ose ndokush tjetër mund ta ndjej veten të qetë për 24 orë, për 72 orë, po dhe 96 orë, po dhe 1 javë, 2 javë. I garantojmë që jeta është më e gjatë se kaq. Dhe kjo mizori për shqiptarët , kjo pa ndjeshmëri për ta është një llogari e hapur.

Prokuroria speciale sot apo prokuroria speciale nesër kësaj përgjegjësie nuk mund ti shpëtojmë as e para për të hetuar dhe as i dyti kryeministri për hetuar dhe për të dal para përgjegjësisë, praktikisht sot duhet të mbetet në memorien tuaj, pra që në vend të hetimit se si qeveria la në mes të 4 rrugëve në zheg që të piqeshin dhe si të humbisnin jetën shqiptarët në Kakavijë, pra kjo nuk hetohet, por hetohet se pse këto të vërteta që qeveria kishte 2 javë që e dinte dhe nuk bëri asgjë të informonte shqiptarët”, – tha Vasili.

Paraardhëse

Priten projekte të mëdha? Elvana Gjata ‘bëhet e gjallë’ pas kaq kohësh (VIDEO)

Pasardhëse

Shpërthen me tone të forta ndaj kryeministrit Rama analisti Afrim Krasniqi: Në kohë të çmendura merren vendime të çmendura

Pasardhëse

Shpërthen me tone të forta ndaj kryeministrit Rama analisti Afrim Krasniqi: Në kohë të çmendura merren vendime të çmendura

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.