• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Situata e zjarreve, drejtori i AKMC: Shumica e vatrave kanë qenë të qëllimshme

3 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Drejtori i përgjithshëm i AKMC-së (Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile), Haki Çako, në një deklaratë për media rreth situatës së zjarreve është shprehur se vetëm në muajin korrik janë evidentuar 168 vatra zjarri.

Në fjalën e tij ai është shprehur se shumica e vatrave kanë qenë të qëllimshme.

“Në gjithë Shqipërinë janë prekur nga zjarri 598 hektarë sipërfaqe”, shton ai më tej.

“Ministria e Mbrojtjes dhe AKMC në gatishmëri të plotë. Në komunikim të vazhdueshëm me prefektët e stafet e bashkive. Disa bashki janë angazhuar maksimalisht në përballimin e zjarreve. Disa bashki ende sot nuk po përdorin asetet e deklaruara për emergjencat. Bashkitë, të parat që duhet të përballojnë fatkeqësitë. Sipas ligjit, FA ndërhyjnë vetëm pas ezaurimit të resurseve në nivel vendor. Po ndjekim në kohë reale situatën në çdo vatër zjarri. FA janë në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo përkeqësimi situate. Disa bashki kërkojnë ndërhyrjen e FA pa ezauruar më parë kapacitetet e tyre. Bashkitë që nuk zbatojnë ligjin do të përballen me penalitete. Pushteti vendor dhe Policia të bashkëpunojnë për gjetjen e autorëve të zjarreve”, thotë ai.

DEKLARATA E PLOTE MBI SITUATEN E ZJARREVE

“Ardhjen e stinës së verës u shoqërua me rritje të mëdha të temperaturave duke shtuar së tepërmi mundësinë e rënies së zjarreve në pyje, sipërfaqe me shkurre, kullota etj.

Shkaqet e rënies së zjarreve natyrisht janë temperaturat e larta por nuk ka munguar neglizhenca, pakujdesia e banorëve të zonës dhe në shumë raste ka qene zjarrvënie e qëllimshme, për të cilët policia e shtetit po heton dhe gjej rastin ta inkurajoj për intensifikimin e punës për gjetjen dhe kapjen e autorëve të vënies së zjarreve.

Nga muaji Janar deri në Korrik janë evidentuar 329 vatra zjarri, ku vetëm për muajin korrik janë evidentuar 168 vatra zjarri.

Sipas raportimeve të bëra nga Bashkitë dhe Prefekturat në AKMC (bashkitë më të prekura janë:
Shkodra, Fieri, Vlora, Durrësi, Gjirokastra, Lezha, Dibra, Korça, Berati, Kukësi, Tirana, dhe Elbasani. Në total ne gjithë Shqipërinë janë djegur 598 hektarë duke përfshirë dhe 2419 rrënjë ullishte dhe 217 rrënjë pemëtarie.

Gjatë gjithë kësaj periudhe AKMC ka qenë dhe do të vijojë të jetë në gatishmëri të plotë për të dhënë asistencën e saj si autoriteti qendror koordinues, kontrollues dhe mbikëqyrës në fushën e mbrojtjes civile dhe të zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë.

AKMC gjatë gjithë kësaj periudhe përveç koordinimit dhe menaxhimit të situatës së krijuar në mënyrë të pandërprerë ka kryer dhe rolin e kontrolluesit dhe monitoruesit të të gjitha strukturave të angazhuara në përballimin e kësaj situate.

Ndërkohë që disa bashki janë angazhuar maksimalisht në përballimin e zjarreve si me mjete ashtu dhe me njerëz disa prej tyre ende sot nuk po përdorin tërësinë e aseteve të deklaruara për çështje të mbrojtjes civile.

Duhet të jetë e qartë nga të gjithë se mbrojtja civile nuk është thjesht një kompetencë e shtuar për to, por një detyrim dhe një përgjegjësi primare e tyre, për të cilat duhet të jenë të përgatitura me njerëz, mjete, strategji vendore, plane veprimi dhe buxhetim përkatës.

Në çdo rast fatkeqësie, janë vetë bashkitë ato të cilat mbajnë rolin dhe peshën kryesore për të garantuar mbrojtjen e jetës së njerëzve, gjësë së gjallë, pronës, trashëgimisë kulturore dhe mjedisit, ndërkohë që angazhimi i strukturave qendrore operacionale siç janë FA apo Policia e shtetit sipas ligjit vjen vetëm pas ezaurimit të resurseve në nivel vendor.

AKMC dhe Ministria e Mbrojtjes janë në kontakt të vazhdueshëm me pushtetin vendor, dhe janë duke ndjekur në kohë reale situatën në çdo vatër zjarri. Forcat e Armatosura janë në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo përkeqësimi situate siç kundër e kanë bërë deri tani përmes ndërhyrjeve nga ajri. Sipas ligjit të ri “Për Mbrojtjen Civile”, Forcat e Armatosura angazhohen në raste emergjencash duke asistuar të gjithë ato bashki të cilat kanë përmbushur detyrimet tyre ligjore për angazhimin e kapaciteteve dhe respektimin e ligjit për parandalimin dhe përballimin e zjarrvënieve. AKMC ka konstatuar se disa bashki rendin të kërkojnë ndërhyrjen e FA pa ezauruar më parë kapacitetet e tyre, veprim i cili sjell një faturë financiare disa herë më të lartë se sa ajo që ligji parashikon për pushtetin vendor në rastin e emergjencave civile.

Në bazë të ligjit të ri, AKMC si strukturë koordinuese ju rikujton bashkive që nuk zbatojnë ligjin se do të përballen me penalitete për çdo rast, kur nuk respektojnë dispozitat ligjore për përballimin e emergjencave civile.

Së fundmi do të dëshiroja t’u bëja thirrje të gjitha strukturave të qeverisjes vendore që të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Shtetit me qëllim intensifikimin e përpjekjeve për gjetjen e autorëve të zjarreve të qëllimshme dhe vënien e tyre para përgjegjësisë.”, thuhet në deklaratë.

Paraardhëse

Ylli Ndroqit i sekuestrohen aksionet e televizionit, Sonila Meço nxjerr prapaskenat e forta: Kujt dhe si po i jepet mesazhi?

Pasardhëse

Ndryshimet kushtetuese! Pedagogu i njohur tregon se kush do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme

Pasardhëse

Ndryshimet kushtetuese! Pedagogu i njohur tregon se kush do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.