• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Situata e rënduar në disa Prokurori, kryeprokurori Çela del me paralajmërimin e fortë: Ja çfarë pritet të ndodhë në vjeshtë

23 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
71
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeprokurori i përgjithshëm, Olsian Çela u shpreh se situata në disa Prokurori të vendit është e rënduar. Ai tregoi se për shkak të Vetingut, por edhe avarive të tjera, shumë çështje kanë mbetur stok. Kryeprokurori sugjeroi që të implementohet dosja elektronike, e cila sipas tij, rrit eficencën dhe ul kostot.

Gjithashtu ai vlerësoi që të rriten vitet e magjistraturës, mirëpo, viti i fundit sipas tij të jetë dhe vit pune, duke u rikthyer kështu te modeli i mëparshëm.

“Është një moment i rëndësishëm ndërtimi i kësaj strategjie. Në fakt unë do të vlerësoja qasjen e treguar nga Ministria e Drejtësisë, në mënyrë që është formuluar ajo. Mendoj që u tregua qasje e duhur, misioni i duhur. Kjo vlen shumë dhe në kontekstin e realitetit të ri. Në këto kushte do të vlerësoja shumë dhe realizimin, që pasqyron vetë strategjia. Ajo merr në konsideratë vakancat e krijuara si dhe merr hapa për të rritur eficencën e sistemit të drejtësisë. Do të doja të vlerësoja disa çështje që meritojnë vëmendje.

Do ta nisja nga harta gjyqësore, nevoja e saj është emergjente. Situata disa nga Prokurorive të vendit është e rënduar, ne parashikojmë që në vjeshtë situata do të përkeqësohet më tej. Stoku i dosjeve do të bëhet i papërballueshëm në kushtet e vonesës së strukturave të prokurorisë. Ky nuk është i vetmi hap, kërkohet masa të tjera. Do të doja ndryshimin e ligjit për magjistraturë, shtimin e viteve të studimeve të saj. Unë them që viti i tretë i magjistraturës të jetë vit pune, ashtu siç ka qenë më parë. Do të ishte një rifreskim i shtuar për sistemin.

Një çështje tjetër që e vlerësoj të rëndësishme, ka të bëjë me cështjet që lidhen me rritjen e eficencës. Ka nevojë për rikuilibrim të eficencave. Garantimi i pavarësisë së prokurorëve duhej shoqëruar dhe me një llogaridhënie të performancës, gjë që mungon. Mungon matja e performancës. Mendoj që sot sistemi aktual, përtej zgjedhjeve të rëndësishme ka nevojë për përmirësime. Rritja e eficencës është sfida jonë.

Ne duhet të shohim drejt së ardhmes, e cila është dixhitalizimi. Duhet të ecim shpejt. Duhet të dimë se kur do të jemi pas 10 vitesh. Ne duhet të shkojmë drejt dosjes elektronike, ajo duhet të jetë synimi ynë. Ajo do të rrisë eficencën, do të ulë kostot, burimet njerëzore, do të rrisë kontributin tonë dhe në nivel ndërkombëtar në goditjen e krimit.

Vlerësoj largpamësinë që është ndërtuar strategjia që ka marrë parasysh këto vizione që ne kemi dhe është munduar të integrojë brenda një kuadri më të gjerë komunitetesh”, – tha Çela.

Paraardhëse

“Jemi në fazën pa kthim”, Gent Ibrahimi iu dërgon ultimatumin e prerë drejtuesve të Drejtësisë

Pasardhëse

“Lidhjet politike nuk do mbrojnë askënd nga SPAK”, Arben Kraja paralajmëron ‘tërmet’

Pasardhëse

“Lidhjet politike nuk do mbrojnë askënd nga SPAK”, Arben Kraja paralajmëron ‘tërmet’

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.