• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Sinjale rreziku? NATO-ja gati nisjen e më shumë trupa në Kosovë, ja arsyeja

20 September, 2022
në Kosovë, Kryesore
0
91
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zëvendës komandanti i forcave paqeruajtëse të drejtuara nga NATO-ja në Kosovë, Luca Piperni, tha të martën se NATO-ja është e gatshme të shtojë numrin e trupave në Kosovë nëse rriten tensionet në zonat e banuara me pjesëtarë të komunitetit serbë në veri, ndërsa afrohet afati i vendosur nga qeveria e Kosovës për ndryshimin e targave të makinave.

“Ne jemi të vëmendshëm dhe të gatshëm për të vepruar, nëse do të ketë rritje tensionesh. Mund të përdorim trupa edhe nga forcat rezervë të cilat ne mund t’i thërrasim brenda një afati të shkurtër”, u tha zoti Piperni një grupi gazetarësh në selinë e KFOR-it në Prishtinë.

Trazirat në mesin e serbëve të Kosovës lidhur me kërkesën e qeverisë qendrore në Prishtinë që ata të përdorin targat e makinave të lëshuara nga shteti i Kosovës, kanë ngjallur frikën për konflikt ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më shumë se dy dekada pasi NATO-ja bombardoi Serbinë për t’i dhënë fund shtypjes së shumicës shqiptare të Kosovës.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008, derisa serbët në veri të Kosovës e konsiderojnë Beogradin dhe jo Prishtinën, si kryeqytetin e tyre. Rreth 3 mijë e 700 paqeruajtës të NATO-s janë ende të vendosur në Kosovë për të parandaluar dhunën midis shqiptarëve dhe serbëve.

Përpjekjet e mëparshme për të zbatuar vendimin për përdorimin e targave të Kosovës në veriun e banuar me shumicë serbe, çuan në përleshje midis policisë dhe serbëve lokalë, të cilët bllokuan rrugët kryesore. Bllokadat u larguan vetëm kur forcat paqeruajtëse të NATO-s ndërhynë dhe Kosova ra dakord të shtyjë afatin për zbatimin e vendimit.

Zoti Piperni tha se situata është e qetë por e brishtë tani për tani, dhe se NATO-ja nuk mund të përjashtojë mundësinë për tensione apo dhunë të sërishme në veri me afrimin e afatit të 31 tetorit.

“Nëse situata përkeqësohet, ne jemi të gatshëm të ndërhyjmë, jemi të gatshëm të qëndrojmë në mes të protestuesve dhe organizatave të sigurisë”, theksoi ai.

“Ne kemi forca të mjaftueshme për t’u përballur me situatën. Me atë prani trupash mund t’i japim fund çdo lloj rritjeje të tensioneve”, shtoi zoti Piperni, duke iu referuar trupave jashtë Kosovës që NATO mund t’i angazhojë si përforcime.

Kosova dhe Serbia synojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian dhe janë pajtuar që si pjesë e këtij procesi, të zgjidhin çështjet e pazgjidhura dhe të ndërtojnë marrëdhënie të mira fqinjësore./VOA

Paraardhëse

Pandeli Majko dhe 3 ish-presidentët e Shqipërisë zbarkojnë në Hagë javën e ardhshme

Pasardhëse

Arjola Demiri mori shumë urime për ditëlindje, po asnjë nuk krahasohet me këtë dedikim dashurie

Pasardhëse

Arjola Demiri mori shumë urime për ditëlindje, po asnjë nuk krahasohet me këtë dedikim dashurie

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.