• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Sido që të shkojë kriza, Kushtetuta është përdhunuar!

18 April, 2017
në Opinion
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Ardit Rada

Politika shqiptare është treguar e pamëshirshme në raport me Kushtetutën e vendit sa herë që ka rezultuar e paaftë për t’i dhënë drejtim krizave. Ajo që po ndodh në debatin politik të ditës është shembulli më i qartë se Kuvendi është zëvendësuar nga çadrat dhe tryezat me dyer të mbyllura ndërsa ligji themelor i shtetit nuk ka më asnjë rëndësi dhe funksion.

Dita e nesërme shënon edhe afatin e fundit të regjistrimit të koalicioneve ndërsa mazhoranca është ajo që po tregon paqartësi pasi opozita e ka thënë fjalën e saj. Vendim demokratik apo jo, Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj u janë dhënë tre mundësi për pjesëmarrjen në zgjedhje.

Duke i ofruar Lulzim Bashës variantin se “nëse nuk e kap autobusin e parë, vjen i dyti”, mazhoranca nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka shkelur afatet kushtetuese për regjistrimin e zgjedhjeve. Përballë kësaj qëndron edhe kreu i KQZ, që i jep opozitës mundësinë që të hipi në autobusin e tretë dhe të fundit që vjen në stacion.

Partia Demokratike që ka refuzuar të regjistrohet më datë 10 Prill si subjekt zgjedhor, nesër ka mundësinë e dytë për t’u regjistruar si parti dhe si koalicion njëkohësisht. Pra 19 prillin opozita ta shfrytëzojë për të regjistruar partitë dhe koalicionin në KQZ. Ndërkohë, 29 Prilli është dhënë si një tjetër zgjidhje nëse Lulzim Basha ndryshon mendje. 29 Prilli kur subjektet duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve, gjithashtu i është lënë opozitës në dispozicion që të kryejë të gjitha regjistrimet e mundshme.

Ndërsa afati i regjistrimit të koalicioneve përfundon në mesin e kësaj jave, i vogli Ilir Meta nuk ka ende një përgjigje nga i madhi Edi Rama që i “lutet”. Kështu, edhe LSI-së po i jepet një mundësi tjetër antikushtetuese për t’u shprehur për koalicionin në datën e dorëzimit të listave, 29 prill.

Sido që të shkojë çështja e krizës apo ngërçit, Kushtetuta është pak të thuash se nuk po respektohet. Me shkeljen e çdo afati dhe detyrimi, ligji themelor është përdhunuar hapur. Politika nuk i nënshtrohet më Ligjit, por vendimeve të fshehta në tryeza restorantesh ose atyre indirekte në konferenca për shtyp. /JavaNews

Paraardhëse

LGBT letër Bashës: Ju ftojmë të mbështesni kauzën tonë më 13 maj

Pasardhëse

Kjo është gjyqtarja më e nxehtë që keni parë ndonjëherë (GALERI)

Pasardhëse

Kjo është gjyqtarja më e nxehtë që keni parë ndonjëherë (GALERI)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.