• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

Si t’ju zërë gjumi brenda një minuti !

10 March, 2016
në Shëndet
0
gjumi brenda një minuti
119
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Përgatiti: Lajme.al​
Në vrullin e jetës së ngarkuar dhe stresuese, gjumi është faktori kryesor që na jep tërë energjinë e nevojshme ditore.
Gjumi i keq dhe gjumi i pamjaftueshëm, vështirësojnë tejmase realizimin e ambicjeve tuaja të ditës.
Ja zakonet që duhet të merrni për një jetë më të relaksuar :

1. Lexoni para se të flini.
Mënyra më e mirë është leximi (i ndonjë libri dhe jo leximi i lajmeve tronditëse në celularin tuaj). Çfarëdo që ju pëlqen: romancat e Orhan Pamukut, poezitë e Dritëro Agollit (ose të Albatros Rexhajt, s’ka gjë). Me rëndësi është të lexoni diçka, çfarë të doni. Ideja e të shkëputurit nga aparatet elektronike (celularëve, tableteve) do t’ju ndihmojë shumë në përmirësimin e gjumit. Për të mos u shkëputur totalisht nga aktualiteti, lexoni lajmet gjatë ditës, pa i kushtuar shumë nga koha juaj e lirë.

2. Rregulloni orarin e gjumit.
Natyrisht, nëse mbrëmë keni fjetur në orën 2 të natës është e pamundur që ditën e ardhshme të flini në orën 9 dhe të zgjoheni në orën 6.  Ndoshta edhe e bëni, por kjo e çrregullon totalisht orën biologjike të gjumit. Veç kësaj, humori i mëngjesit do të jetë katastrofik, si dhe rezistenca ndaj stresit do të jetë inekzistente.

Nëse e keni zakon të flini shumë vonë dhe  kjo jua vështirëson zgjimin në mëngjes, mos u ngutni. Filloni, gradualisht të adaptoni orarin e gjumit çdo javë për gjysëm ore.

Pra, nëse këtë javë keni fjetur në orën 2 të natës çdo natë, javën tjetër ndërmerreni këtë ndryshim: Flini në orën 1h30. Javën e ardhshme në orën 1h, javën pas saj në orën e 12h30 e kështu me rradhë. Deri sa të gjeni ritmin biologjik normal të gjumit.

Mos bëni asnjëherë ndryshime radikale sepse janë jofunksionale dhe zakonisht dështojnë.

3. Shqiptarë, hiqni dorë nga yndyra!Gabimi që bëjnë të gjithë shqiparët: Ngrënia e brumit, yndyrës… edhe atë para se të flenë.  Natyrisht që të hash qofte në orën 23:00 çdo natë dhe të mos zgjohesh me të gjitha sëmundjet e mundshme të zemrës, do të ishte një mrekulli.

Mos harroni një gjë: Çdo kush në këtë botë kërkon t’ju zhvasë, nisur nga mjeku i privatit, tek ai (me gjasë, i korruptuari) i shtetërorit, farmacisti i medikamenteve të sistemit shëndetësor që s’ekziston, e deri tek Mc Donalds ose piceria italiane e këndit : Që të gjithë këta duan që të jeni të sëmurë. Nëse doni që kurrë të mos keni të bëni me sistemin e tmerrshem shëndetësor, hani mirë! (rrjedhimisht dhe flini mirë).

4. Bëni sport gjatë ditës.

Kjo vlen sidomos për funksionarët. Pas punës: ikni në palestër. Nëse mundeni, pas zgjimit është edhe më mirë. Mjafton të bëni aktivitet fizik të paktën tre herë në javë.

5. Pini qumësht të ngrohtë në darkë.

Qumështi ndihmon në gjumë. Psikologët këshillojnë pirjen e qumështit para gjumit, meqë sipas studimeve të bëra së fundmi, rezulton që qumështi mund të ketë edhe efekt psikologjik që lidhet me përvojat fëmijnore të qumështit të gjirit. Bëjeni këtë rutinë dhe sigurisht që pas ca kohësh do të na falenderoni.

6. Ndaleni kafen.

Edhe njëherë: Të gjitha kafenetë rrugëve sigurisht që jo vetëm duan t’ju zhvasin, por duan edhe t’ju bëjnë të varur ndaj kafeinës për të shkaktuar të gjitha ato problemet shëndetësore që i cekëm më lartë, e për të cilat duhet të keni shumë të ardhura që t’i trajtoni.

Pini më së shumti 1 kafe në ditë, edhe atë para orës 3 pasdite. Kjo do të përmirësojë dukshëm cilësinë e gjumit dhe do t’ju ndihmojë të flini më herët.

9. Varësia ndaj aparateve elektronike Problemi më i madh dhe i përbashkët i gjithëve ne: Varësia ndaj rrjeteve sociale e, që natyrisht ka lidhje edhe me përdorimin e tepërt të aparateve elektronike. Sot në Shqipëri shohim prindër që çdo ditë, për t’u “çliruar” nga fëmijët e tyre, i prokurojnë një tjetër “agjent” edukimi: aparatet elektronike. Kjo mënyrë e vet-edukimit dhe edukimit të fëmijëve shkakton gjumë të parehatshëm, së pari nga thithja e informacioneve të tepërta e të panevojshme dhe stresuese, poashtu edhe nga drita e ekraneve të celularit, kompjuterit, etj. Lirohuni nga këto dhe jeta juaj do të përmirësohet dukshëm.

Paraardhëse

Horoskopi, e Mërkurë 20 Janar 2016

Pasardhëse

BB: Përshpejtimi i rritjes gjithëpërfshirëse e të barabartë në Shqipëri kërkon zbatimin efektiv të reformave

Pasardhëse

BB: Përshpejtimi i rritjes gjithëpërfshirëse e të barabartë në Shqipëri kërkon zbatimin efektiv të reformave

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.