• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Si do t’i spiunojnë shefat punonjësit e rinj të administratës

29 July, 2017
në Politikë
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një dëgjesë me 50 punonjësit e rinj të administratës publike, të cilët kanë fituar me rezultate të larta konkurrimin. Rama ka kërkuar prej punonjësve të rinj që të “spiunojnë” në mënyrë konfidenciale, qoftë dhe anonim, punën e titullarëve të institucioneve ku ata punojnë.

Kryeministri i ka siguruar punonjësit se pyetësorët apo komentet që ata do të bëjnë për drejtuesit e institucioneve nuk do të përdoren kundra tyre, por kanë si qëllim për të matur performancën e personave të emëruar në funksione të rëndësishme.

“E keni takuar ndonjëherë drejtuesin dhe kur e keni takuar, për çfarë; Keni dëgjuar ndonjëherë nga drejtuesi politik, qoftë ministri, qoftë zëvendësministri, drejtori apo kryeinspektori, keni dëgjuar ndonjëherë ndonjë gjë tjetër, përveçse urdhrit për të bërë diçka në atë moment, për një gjë që duhet me urgjencë; Keni dijeni ju për kush janë objektivat e ekipit drejtues; Është drejtuesi, sipas jush, më shumë një roje, apo më shumë një gjeneral, më shumë një lider, apo më shumë një prezencë thjesht formale. Besoj që duhen disa ditë për këtë dhe do t’ju lutesha që ta merrni me seriozitet, duke ju garantuar që do të jetë 100% konfidenciale, nuk ka asnjë shans që raportet tuajat të bëhen publike, apo të përdoren kundër jush”, ka thënë Rama gjatë takimit me punonjësit e dalluar.

REKOMANDIMET

Kreu i qeverisë ka bërë të ditur se me këtë plan do të bëhet e mundur që veç largimit të të korruptuarve, të largohen dhe drejtuesit e paaftë nga administrata.

“Çdo ministër duhet të marrë rekomandimet për mënyrën sesi do të ndryshojë qasja ndaj administratës, për ta pasur administratën shumë më të motivuar në realizmin e qëllimeve. Po ashtu çdo drejtues institucioni, sepse problematika do të dalë e gjitha nga këta pyetësorë. Ne na duhet problematika konkrete e këtyre marrëdhënieve. Unë besoj shumë që paralelisht me luftën pa kompromis që duhet të bëhet për të pastruar parazitët dhe grabitqarët nga administrata, duhet të bëhet një aleancë e brendshme mes drejtuesve politikë dhe administratës, pjesës së shëndetshme të saj, duke u dhënë njerëzve të zotë e të aftë mundësinë që të jenë pjesë e së njëjtës rrugë, të ndajnë vizionin dhe qëllimet, të mos jenë thjesht njerëz që shkojnë në punë dhe pas 5 minutash duhet të shkojnë në kafe, se s’kanë ndonjë gjë të re për të bërë. Ose thjesht ‘më bëj këtë shkresën për dy ditë’, ‘më bëj këtë memon për 4 ditë’ dhe duhet të presësh dy muaj të tjerë që të vijë një memo tjetër”, ka thënë Rama.

REFORMA

Dje nga Gjirokastra, kryeministri ka prezantuar dhe mënyrën se si do të shkrihen zyrat e Hipotekave me atë të ALUIZNI-t.

“Paralelisht me këtë duhet dhe do reformojmë sistemin. Po të dëgjoni të gjitha dëgjesat nga Kukësi deri në Sarandë, 99% të çështjeve nuk janë çështje buxheti, por janë çështje shteti, çështje njerëzish, çështje shkresash dhe nga ato kryefjala është ‘prona’, e lidhur me të ALUIZNI, Hipoteka, Komisioni i Kthimit të Pronave, Gjykata etj. Ne do t’i bashkojmë në një, edhe ALUIZNI-n, edhe Hipotekat, edhe pronat dhe njerëzit do kenë vetëm një derë”, është shprehur Rama.

Paraardhëse

Misteri, pse avionët nuk fluturojnë mbi Mekë…

Pasardhëse

Cikli menstrual zbulon se sa do te jetë e dhembshme lindja

Pasardhëse

Cikli menstrual zbulon se sa do te jetë e dhembshme lindja

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.