• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Si po e përballojnë izolimin shqiptarët? Psikologia e njohur tregon çfarë i kanë kërkuar më shumë dhe frikërat e tyre të mëdha

17 April, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
24
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Koronavirusi ka futur në izolim pjesën më të madhe të popullsisë, por shqetësimi është sesi po e përballojnë ata karantimin.

Teksa jemi në javën e pestë të izolimit, psikologja e njohur Denada Toçe zbuloi sot për ABC Neës, edhe kërkesat më të shumta që ka marrë nga qytetarët. Sipas saj prindërit janë duke e përjetuar me shumë stres për shkak të mungesës së aktiviteteve për fëmijët e tyre.

Ndërkohë, Toçe thotë se kjo situatë ka sjellë edhe konflikte në çift për shkak të distancave. Ajo shprehet se ka pasur shumë kërkesa për këshilla të rregullimit të marrëdhënies në çift.

Po ashtu kjo periudhë ka sjellë edhe ankth dhe frikë nga vdekja tek të moshuarit, të cilët janë edhe kategoria më e rrezikuar nga Covid-19.

Pjesë nga intervista:

Si po e përballojnë shqiptarët këtë situatë, jemi thuajse në më shumë se java e pestë? Shqiptarët janë edhe natyrë që duan të dalin, të rrinë në kafe.

Kjo pjesa e frekuentimit të bareve kam përshtypjen se është këtyre në një sfidë për të dalë në cepat e lagjes për të konsumuar kafen. Prindërit e përjetojnë më me shumë frustrim. Qëndrimi në shtëpi ka sjellë stres dhe janë në rezistencë për të dalë. Është e vështirë ta menaxhosh se është sosur durimi. Mungesa e aktivitetit të fëmijëve sjell edhe më shumë stres.

Un kam marrë me dhjetëra mesazhe nga shumë të rinj që kërkojnë këshillim për menaxhimin e ankthit dhe stresit. Normalisht marrëdhënia në distanca ka edhe konflikte. Kam pasur kërkesa për menaxhimin e marrëdhënies në çift. Por edhe menaxhimit të fëmijëve. Kërkesa më e veçantë është ajo për moshën e tretë, për menaxhimin e frikës ndaj vdekjes. Dinamikat kanë qenë goxha të forta në këto javët e fundit. Unë mendoj se rutina në fund të ditës është pa produktivitet. Janë shtuar një sërë problematikash. Uroj që masat të lehtësohen. Familjarët të mund të konsumojnë disa orë jashtë. Një pjesë e mirë kanë filluar punën dhe në aspektin ekonomik është shpresëdhënës.

Janë disa detaje, sa ndikon tek njerëzit fakti që e kanë të ndaluar ta bëjnë diçka? Si ndikon se duket se ka një lloj rebelimi?

Njeriu është i programuar që të jetë i lirë, të reagojë ndaj stimujve. Ti i thua s’ke për të shkuar, kjo shton më tepër ankthin dhe kërkesën për të zbuluar çfarë ka jashtë saj. Çdo ndalesë arbitrare krijon ankth dhe lëvizje të pakontrolluara.

Duhej vepruar më shumë me këshilla, apo me masa dhe gjoba?

Unë nuk mendoj se gjobat, krijojnë sjellje të stabilizuar, por krijojnë kaos. Kur është nevoja për të marra masa të sforcuara duhen marrë. Kur kemi këto rezultate të mira, ndoshta ne kemi marrë masa ekstreme. Nga ana tjetër frika e madhe fillon pjesën e ndërgjegjësimit të madh.

Ka një lloj etje të njerëzve për të marrë dhe shpërndarë çdo informacion që ka të bëjë me teori konspirative. Duket sikur njerëzit e besojnë se kemi të bëjmë me një lojë. Nga vjen kjo?

Kjo vjen nga frika për tu shmangur nga vdekja. Rreziku është aty, unë nuk mendoj se duhet ta krahasojmë me viruse të tjera. Ne duhet të mendoj se çdo qytetar që ka humbur jetën është qytetar i kësaj bote. Nuk duhet ta mendojmë që këto masa janë ekstreme për të rregulluar ekonominë e botës. Është koha që të ndërgjegjësohemi që të vetmit aktorë që të bëjmë një ndryshim në këtë situatë jemi ne.

Pas kësaj pandemie bota nuk do të jetë njëlloj. A mundet që sjelljet njerëzore, apo tradita e Shqipërisë mund të ndryshojnë për pak javë?

Unë do të doja që gjërat të mos ishin njësoj. Do të doja që të kishim mësuar shumë. Dhe politika të kishte mësuar. Do të doja shumë që shqiptarët të kishin mësuar se është shumë e rëndësishme të qëndrosh pranë me familjen. Unë do të doja që ne të kishim mësuar nga kjo situatë se sa e rëndësishme është që të kthejmë vëmendjen nga mosha e tretë. Nëse ka pasur shumë të infektuar është se ata janë shumë aktivë, bëjnë pazare. Duhet të kemi një vëmendje të veçantë nga mosha e tretë. Do të doja të kishim mësuar se sa e rëndësishme është edukimi.

Paraardhëse

Alban Skënderaj i publikon fshehurazi Miriamit foton që nuk do të donte ta shihte (FOTO)

Pasardhëse

“Duhet të përgatitemi për një situatë më të vështirë”, eksperti i ekonomisë bën parashikimin e frikshëm për Shqipërinë

Pasardhëse

“Duhet të përgatitemi për një situatë më të vështirë”, eksperti i ekonomisë bën parashikimin e frikshëm për Shqipërinë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.