• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Lajme

Si ndikoi Lionel Messi në transformimin e Ligës Amerikane

13 August, 2023
në Lajme, Sport
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ardhja në Shtetet e Bashkuara e yllit ndërkombëtar të futbollit Lionel Messi, për të luajtur për Interin e Majamit ka krijuar shumë bujë, duke ngjallur entuziazëm në mesin e tifozëve të Ligës Amerikane të Futbollit.

Kjo pritet të ketë një ndikim kulturor dhe financiar tek sporti në Shtetet e Bashkuara.

Ardhja e Leo Messit në ligën amerikane të futbollit, ka krijuar një entuziazëm të madh për tifozët, të cilët janë të emocionuar nga mundësia për ta parë nga afër duke luajtur në fushë.

“Përvojë shumë e mirë. Loja ishte shumë e mirë, atmosfera, gjithçka”, thotë Rafael.

“Është e mrekullueshme. Më pëlqeu ndeshja”, thotë Silvia, tifoze e futbollit.

Në ndeshjen e tij të parë në korrik si kapiten i skuadrës së Interit të Majamit, ai shënoi një gol në minutën e fundit, duke e ndihmuar ekipin e tij të fitonte ndeshjen kundër ekipit Cruz Azul të Meksikës.

Komisioneri i Ligës Amerikane të Futbollit, Don Garber e sheh ardhjen e Messit në Shtetet e Bashkuara si një pikë kthese për ligën.

“Ky është një moment transformues për Ligën Amerikane të Futbollit pasi Mesi është lojtari më i mirë, që ka vendosur të luajë në Ligën Amerikane të Futbollit”, thotë ai.

Trajneri i ekipit DC United, Wayne Rooney, shpreson se ardhja e Messit do të ndikojë për të tërhequr lojtarë të tjerë ndërkombëtarë të profilit të lartë në Ligën Amerikane të Futbollit.

Menjëherë pas njoftimit të mbërritjes së Messit në ekip, Interi i Majamit bleu dhe dy ish-shokët e tij të skuadrës në Barcelonë, Sergio Busquets dhe Jordi Alba.

“Mendoj se ishte e rëndësishme për ligën që të blinte Messin dhe të tregonte se mund të konkurrojë me ligat e shteteve të tjera, në një sport, ku po shpenzohen shumë para”, thotë ai.

Komentatori britanik i futbollit, Callum Williams thotë se ka parë një rritje të qëndrueshme të popullaritetit të futbollit në Shtetet e Bashkuara.

“Për shkak të origjinës së Messit, marrëdhënies në futboll mes Amerikës së Veriut dhe asaj të Jugut dhe komunitetit latin në Amerikën e Veriut, mendoj se ai është lojtari i duhur, në kohën e duhur”, thotë ai.

Disa ekspertë e shohin ardhjen e Messit, si pjesë të një prirjeje në rritje të lojtarëve ndërkombëtarë që zgjedhin të luajnë në Shtetet e Bashkuara.

Fernando Fiore, një komentator i ndeshjeve të Kupës së Botës dhe Ligës Amerikane të Futbollit, thotë se ka parë një rritje të popullaritetit të ligës për shkak të ardhjes së lojtarëve ndërkombëtarë.

“Ibrahimoviç dha një kontribut të jashtëzakonshëm; Gareth Bale, i cili luajti për një periudhë të shkurtër, por ndihmoi në fitimin e një kampionati. Dhe tani, po vijnë shumë lojtarë të tjerë”, thotë ai.

Trasnferimi i Messit nuk qe i lehtë. Interi i Majamit pagoi një çmim të lartë për lojtarin, i cili ka një kontratë me vlerë mes 50 dhe 60 milionë dollarë në vit.

Por, ka të ngjarë të jetë një investim i mirë, pasi mbi 12 milionë shikues nga 171 vende, panë ndeshjen e tij të parë për Interin e Majamit, duke e bërë atë ndeshjen më të ndjekur të futbollit në historinë e televizionit amerikan.

Callum Williams, thotë se futbolli më në fund mund të jetë gati për të arritur një popullaritet të madh në Shtetet e Bashkuara.

“Madje edhe njerëzit që nuk janë tifozë futbolli kanë thënë se futbolli është sporti i së ardhmes në këtë vend. Por ka një ndjenjë sikur e ardhmja është tani”, thotë ai.

Popullariteti i futbollit pritet të vazhdojë të rritet, ndërsa në Shtetet e Bashkuara verën e ardhshme luhet turneu i Kupës së Amerikës dhe në 2026 Kupa e Botës, duke e vendosur vendin dhe sportin në qendër të hartës ndërkombëtare të futbollit.

Paraardhëse

“Faleminderit o Zot”, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush aktori

Pasardhëse

Protesta në Himarë për Belerin, ndërhyrje nga Greqia, flet Shpëtim Idrizi: Presion mbi drejtësinë shqiptare, cënohen marrëdhëniet mes vendeve

Pasardhëse

Protesta në Himarë për Belerin, ndërhyrje nga Greqia, flet Shpëtim Idrizi: Presion mbi drejtësinë shqiptare, cënohen marrëdhëniet mes vendeve

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.