• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Si mund të jetë sot Bleona Mata, dëshmia: Vajzën e kam në dorë, ka qenë edhe shtatzënë (FOTO)

21 March, 2019
në Aktualitet
0
29
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Për herë të parë nga zhdukja e Bleona Matës, në moshën 6-vjeçare, realizohet identikiti, sesi duket imazhi i saj, një 16-vjeçare sot. Ekspertët ndërkombëtar amerikanë realizojnë pamjen e Bleonës sot një adoleshente, me një foto ekskluzive të vajzës që nga zhdukja e saj më 22 maj të vitit 2010. CRCA-ja në bashkëpunim me emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report TV shfaq për herë të parë këtë foto, që tregon progresionin e moshës së Bleona Matës dhe ndryshimin që ka pësuar ajo gjatë rritjes, deri në moshën aktuale, që është sot.

Lidhur me realizimin e këtij identikitit u përdorën foto nga nëna, babai dhe vëllai i saj më i vogël, në përafrimin që ajo ka me familjarët e saj. Ndërkohë që dy persona dëshmuan në emisionin ‘Pa Gjurmë’ sonte në Report Tv se vajza shfrytëzohet nga një grup shqiptar për prostitucion në Itali, ndërsa u shprehën të sigurt se e kanë vajzën në dorë, madje deklaruan se ka qenë shtatzënë. Historia e Bleona Matës së zhdukur më 22 maj të vitit 2010 teksa kulloste bagëtinë në mal sëbashku me 5 vajza të afërme të saj bëri bujë, ndërsa familja vijon që ta kërkojë.

Dëshmia e parë nga Italia

U gjend gocë, por nuk duam si ta hapim për momentin. E kam gjetur dhe e kemi këtu. Goca është në Itali, është një grup që lëviz, nuk jap dot qytetin e saktë. Vajzën e kam parë me sytë e mi. Bleona është në lëvizje me një grup të madh nga Shqipëria, janë edhe politikanë të përfshirë, por ditën që do të niseni, do të niseni urgjentisht. Do të flasim, do të njihemi. Jo që do ta sjell, por e kam në dorë Bleonën. Punë dite dhe jave do të ndalohet grupi, pasi është ngritur i gjithë shteti. Në këtë moshë nuk e di sa vjeç është. Ajo është Belona, pasi ka një të djegur poshtë gushës. Grupi kuptohet se për cfarë e mban, është e torturuar, e kam parë në disa qytete në Pescara, Modena dhe Ankona.

Është e torturuar e shfrytëzuar. Ata që e kanë marrë marrin akoma fëmijë nga Shqipëria. I them nënës që të mos pranojë asnjë lloj telefonate, pasi janë të gjitha gënjeshtra. Unë punoj në gjykatë, do të marr pastaj nga ana e policisë. Vajza ka një të çarë në fytyrë, thuaj të ëmës që të përgatitet. Zonja që e ka parë me sytë e vet, thotë që është kështu dhe pikë dhe që 12-13 vjeçe mbetet një fëmijë shtatzënë. Ka qenë shtatzënë nuk e di nëse fëmijën e ka apo ia kanë hequr. Gocën do ta sjellë vetë në Shqipëri. Ajo duket se është 16-17 vjeçe, është mirë. Gocën tani e kemi të sigurt me një njeri që po e mban mirë, pasi është ndaluar edhe ai njeriu, shkruan shqiptarja.com

Dëshmia e dytë nga Italia

Bleonën e kam mbajtur vetë. Është 100% ajo, kam folur është shqiptare. Ka qarë, ka thënë jam shqiptare, ka treguar, të tjerët e mbanin dhe e rrihnin. Edhe vajza ime është shfrytëzuar. E kemi gjetur edhe atë që e ka rrëmbyer. E kam takuar para 4-5 vitesh. Ec se tani e kemi në dorë. Pa folur unë me nënën, goca nuk do të dalë në shesh. Do ta mbaj edhe në shtëpinë time po të jem e detyruar. Para se të vijë goca në Shqipëri, do të vijë nëna këtu vetë. Gocën e kam në dorë të sigurt në kuptimin që tani afër do e ndalojnë. Goca është kjo, vetëm përgjigjen të nënës a është kjo apo jo. Unë jam në qendër të Italisë në Ancona, ndërsa goca lëviz, e lëviznin.

Paraardhëse

Meta lëshon “bombën”: Gati të lë mandatin dhe të sakrifikohem për vendin

Pasardhëse

Frikë nga protesta, 1 500 policë do ‘blindojnë’ Kuvendin

Pasardhëse

Frikë nga protesta, 1 500 policë do 'blindojnë' Kuvendin

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.