• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shqip+

Si ja mbajti të fshehtë Nexhmija, testamentin pasuror Enver Hoxhës

27 February, 2020
në Shqip+
0
26
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Publikohen disa dokumente të rralla arkivore të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, të cilat prej vitesh janë mbajtur “Tepër sekret”, ku bëhet fjalë për një korrespodencë në mes ambasadës shqiptare në Romë, Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë dhe kabinetit të Enver Hoxhës. Memorie.al shkruan se bëhet fjalë për një testament pasuror që një shtetas italian, i quajtur, Romano Gobbo, nga San Darligo, Triste, kishte vendosur që t’ia linte Enver Hoxhës?!

Çfarë thuhet në ato dokumente arkivore që redaksia e Memorie.al po i publikon për herë të parë duke filluar nga numri i sotëm dhe si shpjegohet fakti që; ato dokumente zyrtare me një rëndësi aq të madhe që i adresohen Enver Hoxhës, nuk janë të cikluara nga ana e tij ashtu siç ndodhte me të gjitha dokumentet e tjerë edhe nga më të rëndomtat?!

Nisur nga fakti se, për pasurinë e familjes Hoxha është përfolur shumë nën zë, që nga fundi i viteve ’80-të, dhe hapur e publikisht në shtyp, pas rrëzimit të regjimit komunist në vitin 1991, publikimi i këtyre dokumenteve tenton që të zbardhë sadopak një nga anët më të errëta të familjes së diktatorit komunist shqiptar, Enver Hoxha, e cili për afro gjysmë shekulli qeverisi me dorë të hekurt vendin e vogël ballkanik, duke e lënë atë një nga më të prapambeturit e më të pazhvilluarit e gjithë kontinentit europian.

Nisur nga kjo, në këtë shkrim po publikojmë dy dokumenet arkivore me faksimilet përkatëse, ku i pari që mban datën 20 nëntor 1981, është një shkresë zyrtare e ambasadës shqiptare në Romë, e firmosur nga ambasadori, Piro Bita, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtëme në Tiranë, ku i bëhet me dije se një shtetas Italian, i quajtur, Romano Gobbo nga San Darligo, Trieste, ushqente një dashuri të madhe për “veprën e shokut Enver”, në shenjë respekti shprehte dëshirën që të linte me testament pasurinë e tij, “në favorin tonë”! Në fund të kësaj shkrese zyrtare, ambasada shqiptare e Romës, i bënte me dije Ministrisë së Punëve të Jashtëme në Tiranë, se letrën ata po e dërgonin për t’i vënë në dijeni, pasi personin në fjalë nuk e njihnin, por do t’i dërgonin fotografi dhe disa material të shokut Enver.

Dhjetë ditë pas kësaj letre, më datën 30 nëntor 1981, ministri i Punëve të Jashtme, Reiz Malile, i dërgon një shkresë zyrtare, sekretarit personal të Enver Hoxhës, Haxhi Kroit, ku e informon për letrën që i ka ardhur dikasterit që ai drejtonte, lidhur me një shtetas Italian të quajtur, Romano Gobbo, i cili “kishte përgatitur një testament pasuror në adresë të shokut Enver Hoxha”!

Dhe në fund të kësaj shkrese zyrtare, ministri Reiz Malile, theksonte se ambasada shqiptare në Romë i bënte me dije se nuk e njihte personin në fjalë!

Letra e ambasadës shqiptare në Romë, për Ministrinë e Punëve të Jashtë në Tiranë, lidhur me shtetasin Italian, Romano Gobbo, që donte t’i linte pasurinë Enver Hoxhës.

Testamenti i plotë:

“AMBASCIATA

DELLA REPUBBLICA POPOLARE D’ALBANIA Roma 16.11.1981

IN ITALIA VIA ASMARA.9

TEL 83.80.725
Nr. 301

MINISTRISE SE PUNEVE TE JASHTEME

TIRANE

Bashkangjitur ju dërgojmë letrën që i drejton përfaqësisë sonë i quajturi GOBO Romano me banim në San Darligo, Triste, nga e cila del se personi në fjalë është simpatizant i RPSSH dhe që ushqen dashuri të madhe për veprën e shokut ENVER. Në shenjë të këtij respekti i shpreh dëshirën që të lërë me testament pasurinë e tij në favorin tonë.

Letrën e tij po ua dërgojmë për t’u vënë në dijeni. Ne nuk e njohim personin. Do t’i dërgojmë një fotografi dhe material të shokut ENVER.

AMBASADORI

(PIRO BITA)

Letra e ministrit, Reiz Malile, drejtuar Haxhi Kroit, lidhur me testamentin pasuror që shtetasi italian, Romano Gobbo, ia linte Enver Hoxhës
Shoku Haxhi Kroi,
Bashkangjitur ju dërgojmë letrën origjinale të qytetarit Italian, Romano Gobbo, drejtuar ambasadës sonë në Romë, me anë të së cilës ai njofton se ka përgatitur një testament të vetin në adresë të shokut Enver Hoxha.
Ambasada jonë na njofton se ky person nuk njihet prej saj.
Tiranë, më 30 nëntor 1981″– shkruhet në testament.

Paraardhëse

Tirana “mbulohet” nga breshëri, si do të vazhdojë moti (FOTO)

Pasardhëse

Pas alarmit, lajmi i gëzueshëm përhapet me shpejtësi! Shërohen disa pacientë në Romë, ky është ilaçi që ka shpëtuar mijëra vetë dhe po i jep shpresë mjekësisë për virusin

Pasardhëse

Pas alarmit, lajmi i gëzueshëm përhapet me shpejtësi! Shërohen disa pacientë në Romë, ky është ilaçi që ka shpëtuar mijëra vetë dhe po i jep shpresë mjekësisë për virusin

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.