• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Dosje

Si i’u dhurua vila gjyqtarit Aliaj nga familja që e shpalli fituese në një gjyq

22 June, 2016
në Dosje
0
68
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga burime të besueshme brenda grupit hetimor në Policinë e Shtetit, lidhur me pasurinë e gjyqtarit Arjan Aliaj, dalin fakte të reja, që kanë të bëjnë me mënyrën si e fitoi ai vilën e tij 3 katëshe.

Grupi hetimor ka zbuluar se në 1 Gusht 1997, gjyqtari i çështjes nr. 3921, Arjan Aliaj, mori vendim për t’i kthyer 3400 m2 tokë familjes Pelinku, në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë.  Familja Pelinku, sipas policisë, kishte paditur Komisionin e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, për këtë sipërfaqe toke, në zonën e Tiranës së Re.  Vetëm pak javë më vonë, nga vendimi i gjyqtarit Aliaj, të njëjtat burime bëjnë me dije se familja Pelinku i dhuron 300 m2 tokë nga sipërfaqja e përfituar e tokës, Gilbert Galanxhit, bashkëshortit të motrës së gjyqtarit Arjan Aliaj.

Akti i dhurimit, i nxjerrë në dritë nga hetimi, mban datën 5 Nëntor 1997, 3 muaj pasi Arjan Aliaj mori vendimin për kthimin e kësaj prone familjes Pelinku. Madje, para aktit të dhurimit është pritur të bëhet edhe zbardhja e vendimit të gjyqtarit. Hetuesit dyshojnë që dhurimi i tokës, është tarifa korruptive që ka marrë gjyqtari Aliaj, për vendimin që ka dhënë. Më saktë, 300 m2, janë 10% e sipërfaqes totale që ka kthyer me vendim gjykate, gjyqtari Aliaj.

Veprimet e mëparshme lidhur me tokën janë zbardhur nga hetuesit. Sipërfaqja e tokës të fituar përmes dhurimit, bashkë me vilën 3 katëshe, motra e gjyqtarit Aliaj ia shiti në vitin 2005 vëllait tjetër të gjyqtarit Aliaj, shtetasit Pëllumb Rrapo. Prona u shit për 7.000 euro. Pëllumb Rrapo, që është vëllai i gjyqtarit Aliaj, por ka ndryshuar mbiemrin, i dhuroi tokën gruas së gjyqtarit Arjan Aliaj, më 5 Mars 2012.

Gjyqtari Aliaj është akuzuar publikisht nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, për lirim të personave të dënuar për Krime të Rënda, menjëherë pasi ai vendosi të pezullojë nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çakon, një vendim që u rrëzua me pas nga Gjykata e Apelit / Tv Klan/a.m.

Paraardhëse

Egjiptiani rrëmben anijen në Durrës: Dua 70 mijë euro ose do ta fundos

Pasardhëse

Aksidentohet makina e deputetit Ben Blushi

Pasardhëse

Aksidentohet makina e deputetit Ben Blushi

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.