• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Si guxon ti vrasës të protestosh si i “vrarë”?!

17 February, 2017
në Opinion
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Anri Bala

Nga natyra edhe unë jam rebel! E meqë thonë, se “vesi vdes me shpirtin”, edhe mua më lind shpesh dëshira të protestoj! Edhe protestoj, çdo ditë, çdo orë, kur ndjehem i pakënaqur. Është e drejta ime, është dhimbja e shpirtit që më bënë të uluras dhe të mos bindem, kundër të gjitha atyre që më fyejnë duke mos pasur të drejtë! Por e drejta ime është e drejta ime, ashtu siç e konceptoj unë, me matësin tim.

Dua dhe unë të protestoj me 18 shkurt, mbase dhe në të gjithë janarët, shkurtët e dhjetorët që do të vijnë,… por kur dua unë ama! Atëherë kur shpirti im e di, se sa ka duruar, ndaj nuk do pretestoj, se po më fton ti o lum miku! Nuk mund të protestoj kurrë përkrahë teje, si gomari që pëllet, duke mbajtur në kurriz zullumet e padronit, që gjoja të ka thirrur në dasëm!

Vërtetë pandeh se jam kaq budalla, sa të dalë bashkë me ty dhe një tufë “demokomunistash” kapur për krahu?! Me të njëjtët që më kanë gënjyer e fyer, e që më kanë vjedhur e poshtëruar?! Aaaaa, po më kërkon të protestoj për ta marrë pushtetin… unë?!

Vërtetë mund të gënjehem pak, sepse ti bashkë me padronët e tu, më thirrët në protestë për të më dhënë pushtetin mua… popullit?! Po mirë mor lum miku, këta padronët e tu, përse nuk ma dhanë pushtetin para 4 vjetësh, 8 vjetësh, 20 vjetësh, kur e kishin mundësinë?!

Tani na qenkeni bërë bujarë e shpirtgjerë, burra të vërtetë…! Duke ju njohur ama, dyshoj se bujaria juaj, buron nga të qënurit pa pushtet, e si “popull” që s’mund t’i bëni keq askujt, jeni tërbuar për karriget që keni humbur! Nuk e vrisni mendjen për karrige ju jo, se si ato keni plot! Por atë të pushtetit e doni… e doni për të mbrojtur pasuritë që vutë në kurriz të popullit, për të cilat jeni të aftë të bëni çdo gjë, edhe t’i drejtoni grykën e pushkës!

Fabulat, me ujqër që kthehen në qingja, nuk ekzistojnë… e ju, si lukuni që nuk shkëputeni dot nga zakoni i vjetër, ulërisni pa arsye, ditë e natë! Ju grabitqarë të viteve të mjerimit, sado të visheni me lëkurë deleje, nuk mund të fshiheni dot pas saj, sepse ju tradhëtojnë gjurmët!

Vërtetë beson, se do t’iu lejoj të më trajtoni sërish si lolo?! Vërtetë më kërkon të parakalojë me “djajtë”?! Si mundem unë të protestojë përkrahë vrasësve dhe grabitësve më të pafytyrë që ka njohur Shqipëria?! Si mund të parakalojë unë, në atë bulevard i kthyer në vend krimi, të atyre që më thirrën aty, e që akoma nuk kanë dhënë llogari para drejtësisë?!

S’do guxoja t’i vija në ndihmë kriminelëve e të parakaloja në vendin e krimit, e bashkë me ta, të shkelnim mbi emrat e shkruar me gjak, në bulevardin ku u vra shpirti i protestës! Ndaj, më vjen keq, unë zgjedh të mos protestoj! Nuk mund të protestoj, që të rikthehen vrasësit, të rigjallërohen hajdutët, kriminelët, të mos dënohen dhe pushtetin ta marrin sërish ata… kampionët e zullumeve.

Por ti… ti nuk do marrësh asgjë o i mjerë! Do largohesh me turp! Do të të tronditet shpirti nga frika, kur të shkelësh mbi bulevardin me pllaka të bronxta, aty ku lotët e nënave të betuara për drejtësi, ende nuk janë tharë. Do tmerrohesh sapo të shkelësh mbi pllakën e Ziverit, Hekuranit, Aleksit dhe Faikut.

Do të të zhduket buzëqeshja nga frika e klithmave të nëntokës ku do të shkelësh! Do të të lebetitet shpirti kur të të thërrasin, katër herë: Vrasës… vrasës… vrasës… vrasës!

Ndaj do të largohesh me turp, me damkën e bashkëpuntorit të armiqëve të drejtësisë, si një vegël antikomb, si pjesë e “pavetëdijshmes” së bandës së të poshtërve.

Të tremburit si ty, që bërtasin të ngjirur, nuk e kanë seriozisht, thjesht bëjnë prova për të shantazhuar drejtësinë…, që ne presim çdo minutë të bëhet, kurse ti na kërkon të të ndihmojmë për ta penguar.

Frika të ka nxjerrë në shesh të kërkosh ndihmën e gjithë të “verbërve” që s’duan të shikojnë, shurdhë-memecëve që nuk duan të flasin e dëgjojnë. Por unë, populli, sa të kem sy e vesh, nuk do ta lejojë kurrë!

Asnjë si ti, nuk do lejojë të ma marrë lirinë e protestës! Asnjë si ti, nuk do më bëjë dot palë me vrasësit e protestuesve, të demokracisë dhe lirisë! Unë do jem aty, gjithmonë në shesh, por pa shkelur mbi lulet e kuqe dhe emrat e gjakosur të katër shqiptarëve!

Larg bandës së zullumeve, po dal këtë të shtunë të protestojë dhe unë: Të zbardhet 21 Janari… të filloi ndëshkimi zullumqarëve… të bëhet drejtësi… e vrasësit të ndalohen të protestojnë si të “vrarë”! /Tellalli.al/

Paraardhëse

Dosja e nepotizmit / Si e shkatërroi Arben Imami ushtrinë shqiptare

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e shtunë, 18 shkurt 2017

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e shtunë, 18 shkurt 2017

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.