• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Si e shpëtuan fqinjët me një ‘alo’, shkodranin që po masakrohej nga hajdutët

28 July, 2018
në Aktualitet
0
25
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një tentativë grabitjeje e ngjashme me skenarët e filmave ka ndodhur dy net më parë në Shkodër.

Maska, armë, dhunë, përleshje me Policinë dhe largim nga vendi i ngjarjes i një pjese të autorëve është gjithçka çfarë ka ndodhur në një banesë trekatëshe ngjitur me shkollën 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Shkodër.

Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e shtetasit Agron Veseli. Pasi janë futur brenda oborrit, autorët kanë pritur derisa 62- vjeçari ka hapur derën e shtëpisë dhe me shpejtësi kanë hyrë brenda. Menjëherë i kanë drejtuar armën në kokë dhe i kanë kërkuar para.

Njëkohësisht, autorët e kanë goditur pa pushim 62- vjeçarin në kokë dhe trup, duke e gjakosur atë. I gjendur në vështirësi, por edhe me një litar në fyt, Agron Veseli ka bërtitur sa ka mundur duke kërkuar ndihmë nga komshinjtë.

Salla operative ka marrë një njoftim për një zhurmë dhe menjëherë drejt vendit të ngjarjes brenda 3 minutave kanë shkuar disa efektivë që kanë qëlluar afër. Edhe pse ndërtesa kishte pajisjen e sinjalit të një prej policive private, ardhja e tyre ishte shumë e vonë. Kur janë futur brenda oborrit, Policia ka dëgjuar të zotin e shtëpisë duke thënë se janë duke më grabitur.

Autorët kanë tentuar që të largohen, por një prej tyre nuk ia ka dalë sepse është arrestuar në flagrancë nga Policia. I dyshuari Pëllumb Kolbuçaj u ndalua ndonëse tentoi të bënte rezistencë.

Dy autorët e tjerë kanë arritur të largohen fillimisht, duke kapërcyer muret e disa banesave aty pranë derisa i kanë humbur syve të Policisë. Njëri prej atyre që arriti të largohej, Abdulla Hardhiçaj, u arrestua pak orë pas ngjarjes, ndërsa është shpallur në kërkim autori i tretë, 20-vjeçari F. SH.

I dhunuari Agron Veseli u mor me një ambulancë të spitalit për ta mjekuar pas plagëve në kokë, fytyrë dhe trup, shkruan “Panorama”.

Më përpara, ai dha edhe dëshminë e tij, duke treguar se kur ka hapur derën e shtëpisë, autorët të maskuar me armë në dorë dhe të veshur me të zeza dhe doreza në duar i kanë kërkuar paratë, duke e kërcënuar se do ta vrasin nëse nuk ua dorëzonte. Grabitësit e armatosur kanë këmbëngulur për të marrë para, por Policia ka mbërritur shpejt në vend pas sinjalizimit të dhënë, duke iu prishur atyre planin. Agron Veseli ishte i vetëm në shtëpi në momentin e ngjarjes.

62-vjeçari nuk është martuar asnjëherë dhe nuk ka fëmijë. Ai më përpara merrej me tregti, ndërsa kohët e fundit ka lëshuar me qira 2-3 dyqane poshtë ndërtesës 3-katëshe të tij. Ngjarja e rëndë ka tronditur komshinjtë dhe persona të tjerë të njohur të Agron Veselit. Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj grabitjeje me armë.

Paraardhëse

Basha tregon si do të vidhet prona te Teatri për kullat: Minat dhe ruspat i presin për çdo projekt korruptiv (VIDEO)

Pasardhëse

Dokumenti “tepër sekret”, Kadri Hazbiu: Gjendje e rëndë, mbi 800 të burgosur të sëmurë, s’kemi ku t’i kurojmë (FOTO)

Pasardhëse

Dokumenti "tepër sekret", Kadri Hazbiu: Gjendje e rëndë, mbi 800 të burgosur të sëmurë, s'kemi ku t'i kurojmë (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Ngjarja që ka shokuar Amerikën, dalin pamjet e plota tronditëse të vrasjes së 23 vjeçares në tren (VIDEO)

Nga lajme2
10 September, 2025
0

Iryna Zarutska, 23-vjeçare refugjate nga Ukraina dhe artiste e dashur për kafshët, u vra tragjikisht me thikë në një tren...

Për ju që e humbët, ky ishte rezultati përfundimtar i “Hënës së Përgjakur”

8 September, 2025

Fotoja e shqiptarit që po shpëtonte delen nga zjarri, futet në 12 më të mirat në botë për vitin 2025

8 September, 2025

Nënë për herë të dytë, Jona Spahiu poston fotot e vogëlushes dhe zbulon emrin

5 September, 2025

Zbulohet data kur do të mbahet Asambleja e PS-së, zbardhet agjenda

3 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.