• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Shumicë e qëndrueshme parlamentare, Maqedonia pro zgjerimit të koalicionit qeveritar

20 November, 2021
në Kryesore, Rajon
0
23
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev po përpiqet ta zgjerojë kabinetin qeveritar për të garantuar një shumicë të qëndrueshme parlamentare, pas largimit të Lëvizjes Besa nga qeveria. Vendin e kësaj të fundit, duket se është e gatshme ta zë partia Alternativa, por ajo kërkon një trajtim me dinjitet në kabinetin qeveritar, ndërsa ende nuk dihet oferta për të e Kryeminstrit Zaev dhe kërkesat lidhur me postet qeveritare të partisë shqiptare.

Përpjekjet e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev për të siguruar një shumicë më të qëndrueshme në parlament e shtyjnë atë t’i lërë të paktën një ministri dhe shumë më tepër vende drejtorësh të institucioneve dhe kompanive shtetërore një partie, e cila do ta garantonte qëndrueshmërinë parlamentare. Vetëm një javë pas bashkimit me nismën për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Zaev, partia Alternativa është e gatshme për të ndryshuar drejtimi, duke u bërë pjesë e koalicionit qeveritar.

Drejtuesi e partisë social-demokrate dhe kryeministri Zaev i filluan të premten me kryetarin e Alternativës Afrim Gashi bisedimet për përfshirje në koalicionin qeveritar. Por, a do të pajtohet Alternativa me kushtet ose postet që i kishte Lëvizja Besa deri para disa ditësh kur vendosi të largohet nga Qeveria? Këtë nuk e thonë as Gashi e as Zaev. Në fakt, ky është vetëm fillimi i bisedimeve dhe sipas tyre, kjo çështje nuk është diskutuar. Të dyja partitë do të mblidhen me kryesitë e tyre në takime të veçanta të martën për të shqyrtuar hapat e ardhshëm.

Ndërkohë, Alternativa qysh tash duket se e ka problemin me BDI-në, pozitat dhe raportet brenda qeverisë.

“Ne nuk do të bëhemi pjesë e një qeverie, e cila tek ata që kujton që i ka partnerë do të gjejë pengues. Ne nuk do të jemi aty mishi i egër. Nëse dikush mendon se futet mishi i egër në qeveri, atëherë ju falemnderit, mund t’i vazhdojmë rrugëtimet të ndarë. Nëse ka koncept ideshë nga të gjithë duke filluar nga kryeministri dhe të gjitha partitë e tjera, se për shkak të momentumit politik ka nevojë për një parti politike siç është Alternativa, atëherë natyrisht ne kërkojmë garanci që do të jemi të trajtuar në mënyrë të barabartë dhe me dinjitet”, tha Afrim Gashi.

Zoran Zaev u shoqërua në takim nga Dimitar Kovaçevski, aktualisht zëvendës-ministër i Financave, për të cilin një pjesë e medias në Shkup ka njoftuar se mund ta marrë drejtimin e qeverisë pas largimit të pritshëm të Zaev. Kryeministri vetë u shpreh se të martën do të thirret takimi i Këshillit Qendror të Lidhjes Social Demokrate, ku do të kërkojë që dorëheqja e tij të bëhet efektive. Ai njoftoi dorëheqjen më 31 tetor, vetëm pak orë pas humbjes së thellë të partisë së tij në zgjedhjet lokale.

“Tek Alternativa ekziston një ndarje logjike lidhur me pjesëmarrjen ose jo në qeveri. Edhe për mua është e logjikshme me që vetëm para një jave ishin në një lloj ofensive për ta rrëzuar qeverinë, përkatësisht BDI-në nga qeveria, siç shprehen ata vetë”, tha Zaev, duke shtuar nga ana tjetër se përgjegjësia para shtetit e bën Alternativën të jetë e hapur ndaj sfidave dhe interesave të përgjithshme.

Partia e Gashit ka katër ligjvënës në parlament. Bashkimi eventual i saj me shumicën do ta rriste numrin në 64 deputetë, duke i shtuar kësaj edhe një deputet të Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepin, i cili nuk mori pjesë në seancën e 14 nëntori për rrëzimin e qeverisë.

Ndërkohë, qëndrimi i Alternativës nuk është pritur mirë nga VMRO-DPMNE-ja e opozitës dhe nga Aleanca për Shqiptarët, me të cilën janë në koalicion që nga zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar.

Kryeministri Zaev dhe qeveria e tij kanë shpresa të mëdha se më 14 dhjetor Bashkimi Evropian do të caktojë datën për fillimin e bisedimeve, por rrethanat në Sofje nuk lënë përshtypje se kjo do të ndodh. Atje, sipas analistëve, nuk ka gjasa të formohet qeveria e re deri para kësaj date, ndërsa autoritetet aktuale vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar procesin ndaj fqinjit të tyre më të vogël./VOA

Paraardhëse

Juve nuk dorëzohet, ndaj Lazio mjaftojnë dy penallti, Bonnuci bën heroin

Pasardhëse

Luan Baçi sfidon hapur Bashën, publikon foton me delegatët në Fier (FOTO)

Pasardhëse

Luan Baçi sfidon hapur Bashën, publikon foton me delegatët në Fier (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.