• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Shumë vonë Martin Schulz!

10 February, 2018
në Opinion
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Katharina Kroll

Çfarë lëvizjesh marramendëse. Të mërkurën Martin Schulz u duk si fitues. Ai arriti maksimumin për partinë socialdemokrate në bisedimet për koalicionin qeverisës me partinë kristiandemokratë të Angela Merkelit. Ministria e Punës, ajo e Financave dhe Ministria e Jashtme, që do ta drejtonte ai vet. Tani ai mbetet pa asnjë post. I tërhequr nga kreu i partisë, ai po ashtu humbet edhe postin e preferuar të tij si ministër i Jashtëm. Përse ndodhi kjo lojë e trishtueshme?

Martin Schulz e stërmundoi partinë me shumë kthesa të forta dhe bëri shumë gabime strategjike. Këtë ai e kuptoi edhe vet dhe donte të shpëtonte me postin e ministrit të Jashtëm, duke hequr dorë vullntarisht si kryetar partie. Por Martin Schulz i bëri hesapet pa Sigmar Gabrielin. Ky i fundit është i preferuar si asnjë politikan tjetër në Gjermani dhe donte të mbetej vet ministër i Jashtëm.

Të gjithë indinjatën dhe mllefin e tij Gabriel e shprehu në një intervistë: “Vajza ime e vogël më tha sot në mëngjes: ‚Ti nuk duhet të mërzitesh babi, tani do të kesh më shumë kohë për ne. Eshtë më mirë me ne se me atë burrin, me flokë në fytyrë.” Anë e mbanë u citua dhe mund të lexohet kjo intervistë. Madje kjo është edhe tema numër një e bisedave në Berlin. Ministri i Jashtëm në detyrë dhe ish-kryetari i partisë  Gabriel flet përmes fjalëve të vajzës së vet. Nuk mund të ketë teatër më të shëmtuar se kaq mes dy burrave, që dikur e quanin veten shokë. Përmes kësaj fjalie bëhet shumë e qartë se ç’po ndodh pas kuintave në partinë tradicionale SPD!

Edhe Merkeli është tani në tension 

Martin Schulz e di, që nuk  mund ta marrë më veten prej kësaj goditjeje. Kokëulur ai tërhiqet tani. E me këtë ai do t’i bëjë shërbimin e fundit partisë. Ai shpreson që kështu do t’u jepet fund “urgjentisht” debateve për personelin në SPD. Me këtë ai do t’i verë në lëvizje anëtarët e partisë, që të miratojnë marrëveshjen e koalicionit me unionin e Angela Merkelit. Sepse miratimi i marrëveshjes nga baza e SPD-së është pengesa tjetër përpara, në mënyrë që të mund të krijohet qeveria e re.

Martin Schulz nuk mund të mbështetej më tek partia e vet, që e zgjodhi atë me 100 përqind të votave kryetar dhe kandidat për kancelar para zgjedhjeve. Në fund SPD-ja dukej si një parti tërësisht e refuzuar. Për ta nxjerrë atë tani nga ky batak është një detyrë e vështirë e kryesisë së mbetur të partisë. Pyetja është, nëse mund të realizohet kjo deri më 4 mars, në ditën vendimtare të votës së anëtarëve të partisë. Në rast të kundërt jo vetëm SPD ndodhet përballë rënojash, por edhe vet kancelarja Merkel.

Paraardhëse

Çfarë tha Dash Shehi që nervozoi Edi Ramën

Pasardhëse

Vdes në moshën 36-vjeçare, lojtari i Manchesterit /Foto

Pasardhëse

Vdes në moshën 36-vjeçare, lojtari i Manchesterit /Foto

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.