• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shtypi i PD: Dështim i Bashës në Shkodër

2 April, 2016
në Aktualitet, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

cim pkaNjë drejtues i një faqe shtypi të PD, Syri.net, Çim Peka, ka postuar me ironi një status ku thotë se sot në Shkodër kishte shume Iphone dhe selfie, por pak shkodranë.

Ndërsa ky me poshte eshte nje koment i marre nga Citynews, nje faqe e PD drejtuar nga Elvi Fundo, ish- keshilltari per media i Ridvan Bode.

Megjithëse sot ishte 25 vjetori i masakrës së Shkodrës ku 4 persona u vranë nga regjimi diktatorial, në kryeqendrën e antikomunizmit, atje ku demokracia filloi të hedhë hapat e saj, Partia Demokratike  dështoi, jo nga mënyra e organizimit  por nga pjesëmarrja e qytetarëve shkodran në këtë aktivitet.

Mesa duket mungesa e Berishës, i cili ndodhej në Zvicër dhe e Jozefina Topallit, e cila ndodhej në Francë,  kanë bërë që pjesëmarrja të jetë mjaft e ulët në këtë aktivitet, të cilin PD apo vetë Lulzim Basha donte ta kthente në një tubim masiv qytetar.

Në fakt, pjesëmarrja në këtë aktivitet nuk ishte mbresëlënëse, as për vetë Bashën dhe stafin e tij. Megjithëse u përdorën të gjitha masat organizative, duke sjellë autobusë dhe furgona nga Malësia e Madhe,  Vau i Deas, Lezha dhe rrethinat, u angazhuan dhjetra të rinj nga qyteti, pa harruar  deputetët dhe stafin i Bashës, përsëri numri i tyre ishte shumë i vogël përball asaj pjesëmarrje që duhet të ishte sot në Shkodër.

Një përgjegjësi e qartë për drejtuesit lokal të PD, një përgjegjësi e qartë për kryetaren e re të bashkisë Voltana Ademi dhe për kreun e PD në Shkodër Ramiz Çobaj, të cilët sot nuk mundën ti jepnin PD-së shansin për të filluar një betejë elektorale pikërisht aty ku ka filluar shembja e komunizmit në Shqipëri.

Njerëzit nuk e shohin si shpresë të ardhmen me Lulzim Bashën? Apo PD në Shkodër ka probleme thelbësore të cilat reflektohen edhe në aktivitete të tilla?

Shkodra i dha një mesazh të drejtpërdrejtë Lulzim Bashës, se partia që ai drejton nuk mund të ringrihet e copëtuar, nuk mund të ringrihet duke vendosur në elitën e saj servila dhe sekserë.

Shkodra sot foli nëpërmjet 2 prillit, ditës kur është derdhur gjak për idealet e demokracisë. A mund të përfaqësohen ato ideale nga servilat, të paaftët, të korruptuarit e djeshëm e të sotshëm? A mund të besojë qytetaria shkodrane, ndoshta dhe e gjithë Shqipëria tek njerëz pa ideale, të cilët zor se i votojnë gratë e tyre e jo më qytetarët shqiptarë.

Shkodra foli ashtu sic di vetëm ajo të flasë. Sot Lulzim Bashës filluan ti bien sirenat e alarmit për fushatën e ardhshme elektorale. Sot Shkodra i tha: Nuk vazhdohet më kështu. Cdo përgjegjësi dhe zgjidhje duket të jetë në dorën e vetë Bashës, që ndoshta po përpiqet të ngrejë profilin e tij politik por nuk ka një staf të besueshëm dhe ekip që të nxisë qytetarët që ta ndjekin nga pas./citynews

Paraardhëse

Kjo është kënga e parë shqipe e regjistruar

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e diel 3 prill 2016

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e diel 3 prill 2016




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.