• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Shtyhen bisedimet mes Turqisë dhe Greqisë në selinë e NATO-s

8 September, 2020
në Botë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Bisedimet midis zyrtarë të Turqisë dhe Greqisë në selinë e NATO-s, për të shmangur rritjen e tensioneve ushtarake në Mesdheun lindor, u shtynë deri të enjten, thanë burimet e ministrisë turke të Mbrojtjes. Bisedimet për “çtensionimin ushtarak” të njoftuara nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg javën e kaluar, synojnë të parandalojnë një përshkallëzim që vjen nga incidente të tilla siç ishte përplasja muajin e kaluar midis anijeve luftarake greke dhe turke.

Anijet luftarake po ndiqnin nga afër një mjet lundrues turk që eksploronte për naftë dhe gaz në ujërat e diskutueshme mesdhetare në perëndim të Qipros, operacion që Greqia e ka dënuar si të paligjshëm. Ankaraja dhe Athina pretendojnë secila se zona është pjesë e shelfit të tyre kontinental. Delegacionet ushtarake të dy vendeve të NATO-s duhej të zhvillonin bisedime në selinë e aleancës në Bruksel të martën, pas një kontakti fillestar javën e kaluar, por burimet turke thanë se takimi ishte shtyrë deri të enjten.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu akuzoi Greqinë se ishte tërhequr nga një marrëveshje për të mbajtur bisedime teknike, në të cilat nuk do të flitej për mosmarrëveshjen themelore territoriale, por ku mund të diskutohej për krijimin e një linje të posaçme komunikimi midis ushtarakëve të të dyja vendeve dhe për përdorimin e rregullt të kodit të sinjaleve detare.

“Nëse Greqia beson në vetvete, nëse ka guximin dhe i beson argumentit të saj, atëherë … le të vijë e të ulet në tryezë”, tha zoti Çavusoglu në një konferencë shtypi në Ankara.

Athina thotë se për të hapur çdo diskutim kërkohet largimi i anijeve turke nga ujërat e diskutueshme. Një burim grek i tha agjencisë së lajmeve Reuters se prania e tyre po shkakton tensione dhe “përqendrimin e një numri të madh forcash ushtarake në zonë”.

Greqia kërkon dialog por jo “nën kërcënime, shantazhe dhe provokime”, tha Presidentja greke Katerina Sakellaropoulou.

Greqia gjithashtu po i kërkon Bashkimit Evropian që t’i verë sanksione Turqisë. Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha të premten se udhëheqësit e bllokut do të vendosin për një qasje të tipit “kulaçi dhe kërbaçi” ndaj Turqisë gjatë një takimi në datat 24-25 shtator. Një zyrtar i NATO-s tha se bisedimet kanë filluar të “vendosin mekanizmat për një çtensionim ushtarak,” por nuk pranoi jepte hollësi.

Paraardhëse

Me luftë ose diplomaci, këto janë “marrëveshjet e padrejta” që Erdogan kërkon të grisë

Pasardhëse

Fotoja e famshme para Trump, Vuçiç: Jemi të vegjël, nuk mund ta shqelmoja karrigen

Pasardhëse

Fotoja e famshme para Trump, Vuçiç: Jemi të vegjël, nuk mund ta shqelmoja karrigen

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.