• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shtrohet rruga “Rexhep Bastari” te Fresku, Erion Veliaj: Ky është mandati i zonave periferike në Tiranë

3 September, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme, Politikë
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një tjetër rrugë në zonën e Freskut, rruga “Rexhep Bastari”, është asfaltuar nga Bashkia e Tiranës, duke u pajisur me sinjalistikë, ndriçim, kanalizime dhe rrjetin e nevojshëm elektrik.

Në përurimin e aksit që lidhet edhe me rrugën Tiranë-Dajt, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se miratimi i një vepre të ndërtuar me cilësi vjen vetëm nga banorët e zonës, të cilët e falënderuan kryebashkiakun për investimin.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që mora sot uratat e gjysheve, të gjysh Osmanit, por edhe të gjithë banorëve këtu. Më bëhet zemra mal sepse kështu certifikohet puna jonë. Ka një certifikim që bëhet nga supervizori, por certifikimi më i mirë bëhet nga banorët. Kur banorët kanë vetëm bekime dhe fjalë të mira, edhe për punën, edhe për cilësinë e saj, do të thotë se e kemi marrë ‘certifikatën e cilësisë’. Tani duhet vetëm ta mirëmbajmë. Dua të falenderoj të gjithë banorët për bashkëpunimin”, tha Veliaj.

Ai kujtoi edhe debatet e pak muajve më parë, kur gjatë fushatës shumë projekte të tilla u quajtën fasadë elektorale.

“E di që edhe kjo rrugë ka qenë pjesë e debateve të fushatës – ‘jo po asfalt elektoral’, – por, ndërkohë e vërteta është se, ka apo s’ka fushatë, ka apo s’ka pushime, dimër apo verë, se bie shi apo se ka diell, ne do vazhdojmë punën sepse vetëm puna na nxjerr në dritë. Llafet i merr era! Njerëzit i kanë harruar sherret dhe debatin e fushatës, por ama kjo ngelet. Prova për skuadrën që punon dhe skuadrën që ka lënë një gjurmë në të gjithë territorin, mbetet kudo ku kemi vënë dorë dhe ku kemi pasur projekte të finalizuara me sukses dhe me këtë cilësi”, nënvizoi Veliaj.

Jo vetëm në këtë aks, shtoi më tej ai, por nga qendra e kudo, në çdo cep e periferi të Tiranës, po punohet me cilësi për të rikonstruktuar çdo rrugë dhe rrugicë: “Kur ishim të vegjël thoshim, ‘tamam si jashtë shtetit’. Sigurisht, këtë e sjell infrastruktura. Për sa kohë që dikush vjen nga qendra e Tiranës deri këtu, në majë të Dajtit, me skuter, do të thotë se deri këtu ka mbërritur infrastruktura e tillë që ta bëjë të mundur këtë lloj lëvizshmërie”.

Paraardhëse

Sezoni turistik, 50 mijë pushues morën shërbim në qendrat shëndetësore verore, flet Manastirliu: Punë fantastike e mjekëve dhe infermierëve

Pasardhëse

“Ethet” e ndryshimit në qeveri, nesër asambleja e PS, detajet: Më shumë rol zv.ministrave në drejtimin e dikastereve

Pasardhëse

"Ethet" e ndryshimit në qeveri, nesër asambleja e PS, detajet: Më shumë rol zv.ministrave në drejtimin e dikastereve

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.